16 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Sejmen Gjokoli: Gjirokastra ime dhe Festivalet e mi!…

by News Albania
June 30, 2023
in Kulturë
0
Nga Sejmen Gjokoli: Gjirokastra ime dhe Festivalet e mi!…
126
VIEWS
Share on Facebook

GJIROKASTRA IME DHE FESTIVALET E MI…

Të parin, atë të vitit 1968, e ndoqa prej fillimit në fund kur isha vetëm 14 vjeç.
Me këmbë erdha në Gjirokastër nga vendlindja ime, Zhulati, rreth 25 km nga qyteti.
Tek Pëllumbi e Nimeti, dy vëllezërit e mi vendosur në qytet, e ndaja ndënjjen sa tek njeri tek tjetri.
Për të dytin, të 1973, mu desh të vija nga Tatëzati, nga ekipi gjeolonjik i vendosur në grykën mes maleve të Lucës e Borshit, aty ku kisha nisur stazhin e gjeologut pranë Ndërmarrjes Gjeologjike të Gjirokastrës.
Nga stazhi do të më duhej të shkëputesha edhe për të tretin, atë të vitit 1978, por këtë herë nga Memaliajt aty ku më duhej të përgatisia diplomën për të mbrojtur titullin e inxhinierit.
Festivalin e 1983 do ta përcillja edhe si shikues por edhe si debutues në përbërje të grupit përfaqësues të Tepelenës.
Në skenë, veshur me kostumin kombëtar të Labërisë mu desh të dilja me tri grupe; në vallen e Kurveleshit me të mëdhenjtë e folklorit të kësaj krahine, progonatasit Alush e Neim Milori por edhe me gusmariotët plot lezete Remzi Bana e Dino Bardhi me të tjerë.
Pastaj në iso me grupin famëmadh të Bënçës me Golik Jaupin, Paro Ziflajn, Dervish Gumën e Agron Selimin me shokë.
Sikundër do të bashkoja ison në këngën “Tënja balo” të damsiotëve të përtej Vjosës të cilët bashkë me grupin e Bënçës do të performonin përpara Enver Hoxhës, udhëheqësit të kohës, në Tiranë, në Koncertin e madh me këngët e vallet më të zgjedhura.
As 1988 nuk mund të më shpëtonte dot pa e ndjekur, falë një simulimi që më shpëtoi nga mos garantimi i lejes normale, ishte koha kur qymyrguri çante bllokadën…
Edicioni i Gjashtë, ay i vitit 1995, do të ç’vendosej në Berat dhe mua vetëm se më bënë të më mungojë Gjirokastra por jo festivali, penalizuar hapur nga marria e kohës.
Ndërkohë edicionet e pas viteve 2000 të kthyera përsëri në shtëpinë e vet në Gjirokastër do ti ndiqja jo vetëm si pasionant i tyre por edhe si kontribues me Grupin tim “Bilbili” të Vlorës.
Në atë të vitit 2004 do të performonim me këngën “Shokë më bini longarë” ndërsa në atë të vitit 2015 me këngën “O vatra ku ndizet zjarri”.
Edicioni i 11-të më gjen përsëri në Kalanë e Festivalit po këtë herë me tri pozicione njëherësh: a) si kureshtar e ndjekës i pa ndarë, b) me Grupin “Bilbili” të Vlorës i cili performoi me Vlorën në natën e dytë të festivalit dhe, c) si një nga anëtarët e grupit të punës për përgatitjen e grupit përfaqësues të Qarkut të Gjirokastrës.
Këtë mbrëmje në skenën e Kalasë së Festivalit publiku do të ketë rastin të përcjellë 310 festivalistët e këtij qarku të cilët do të interpretojnë përplot 35 performanca me këngë, valle, instrumenta popullorë e grupe sazesh, të gjitha përmes një koloriti të jashtëzakonshëm gjyrash e ornamentesh kostumesh popullore.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

June 16, 2025
Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

June 16, 2025
Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

June 16, 2025
Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

June 16, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In