NA LE PA FJALË…
-Elegji kushtuar Drini Halil Bello, i cili u nda sot nga jeta-
1.
Vallë si ike,
Po si kaq shpejt,
Të kishim lumë,
Të kishim det.
2.
Të kishim Drin,
Shkumbin me shkumë,
Të kishim Vjosë,
Drino e Bunë.
3.
Po Drini rrjedh,
E prap bën valë,
Po ti pse ike,
Pse shkove vallë ?
4.
Pse Fushë Bardhës,
I hodhe zinë,
Gjer në Zhulat,
E Taroninë.
5.
Ti ishe Drin,
Me vrulle shumë,
Ti emrin kishe,
Si Drini lumë.
6.
Ti ishe djalë,
Lëshoje çika,
Ti kishe ballin,
Me shtatë drita.
7.
Ti ishe mjaltë,
Mbushur me hoje,
Në Bellaj, dritë,
E nur lëshoje.
8.
Po ç’qe kjo gjëmë,
Që mbi ty ra,
Na ike shpejt,
O shok, o vëlla.
9.
E, ç’na helmove,
Na le pa fjalë,
O Drini ynë,
O lule, djalë…
Sejmen Gjokoli
Vlorë, 11.08.2020












