ÇMIMET, “NETËT E BEJKËS SË BARDHË”-2021
Për dy ditë me radhë, në datat 05, 06 qershor 2021, në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës.
Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa ” Nder i Kombit”
Në mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime:
ÇMIME TË MËDHA
- Çmimi i parë ” Lefter Çipa” , grupi i Pilurit, Himarë
- Çmimi i dytë ” Kujtim Mici”, grupi i Bënçës, Tepelenë
- Çmimi i Tretë ” Koço Çakalli”, grupi ” Argjiro”, Gjirokastër
ÇMIME KARIERE
- Çmimi ” Maliq Lila”, grupi “10 Shqiponjat”, Tërbaç, Vlorë
- Çmimi ” Haxhi Dalipi”, grupi Zagoria, Gjitokastër
- Çmimi ” Feti Brahimi”, grupi ” Miqësia”, Gramsh
DIPLOMA
- Marrësi/a më i/2 mirë e festivalit: Bejushe Bajramaj, grupi Velçë
- Kthyesi më i mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat
- Hedhësi më i mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë
ÇMIME INKURAJUSE
- Joana Baraj, grupi Kuçit
- Fjorelo Bajramaj, Tërbaç
- Polikron Mërkuri, Pilur
JURIA E FESTIVALIT
Akademik, Shaban Sinani
Profesor, Bardhosh Gaçe
Sejmen Gjokoli “Mjeshtër i Madh”
Pilur; 06. 06. 2021