DITËT.
Sa kanë shkuar e sa kanë mbetur?
Sa?
Çfarë ka mbetur nga ata që më kanë shkelur
e çfarë do mbesë nga ata që s’më kanë prekur?
Çfarë?
Kanë kaluar shumë e kanë mbetur shumë
aq sa nuk numërohen.
Çfarë ka mbetur?
Vështrimi im frymë pranie
sa herë gërvishtja lë gjurmë
njësoj si era e thëllimi i janarit
kur me xhamet e dritareve bën luftë
njësoj si deshira e vetme
qe e ndiek neper furtune
Sa kanë shkuar e sa kanë mbetur?
Aq sa emocione ka nxjerrë nga letargu
poezia
aq sa sy konfuzë kanë shpresë
te dashuria
aq sa zëra i kanë kënduar dimrit
e i ka ngjirur vapa
aq sa gjethe ka lindur pema
e i ka ngrënë toka
aq sa ditë mua më don zemra
e s’mi pranon mendja.
Sa kane ikur e sa kane mbetur
njelloj si kafet qe pakesohen lokaleve
njelloj si miqte qe dhimbshem na humbasin
e ashtu ky qytet dita dites i perpin
e ashtu dita dites jemi po me vetem
Sa kane ikur e sa kane mbetur ……