KUAJTE E VJETER NUK MUND TE GARANTOJNE POLITIKE TE RE
OPINION Nga RRAPO ISUFAJ
E sikur te mos mjaftonin rreth 100 parti ne sfondin e politikes shqiptare, tre karroca te reja jane shfaqur ne horizont dhe po vrapojne rrufeshem per te kapur stacionin elektoral te 25
Prillit. Kuajt qe terheqin keto karroca sapo jane c’mbrehur nga karroca e vjeter e politikeberjes, dhe kjo te le nje shije te hidhur dhe te bene skeptik per ndryshimet qe ata pretendojne. 25 Prilli, nga te gjithe, nga faktori i brendeshem dhe ai i jashtem, konsiderohet jo thjesht si nje date zgjedhjesh, por si stacioni i ndryshimeve, pikenisja e shkeputjes nga llumpolitika 30 vjecare e korrupsionit, manipulimit dhe shkaterrimit te vlerave. Absurde, absurde dhe pak e veshtire per ta besuar. Keta ujqer qe jane pergjegjes per gjendjen ku jemi, na shfaqen si engjejt e shpetimit, arkitektet e ndryshimit te tregut politik. Te lodhur dhe konsumuar nga politika e vjeter, ata kane zhveshur qimen, kan mbledhur te gjitha fuqite, per t’na mbushur mendjen se ata jane shpresa e ndryshimeve. “Qellimi yne eshte te zhdukim kete politike te llumit”-, tha gjate nje emisjoni televiziv nje nga “kuajt” e vjeter, Astrit Patozi, ish–N/Kryet. PD Shqiperise dhe ish-Kryet. i Grupit te Deputeteve te Qarkut Vlore, kur PD ishte ne pushtet. Ndersa Jozefina Topalli, nje tjeter emer tipik i kesaj politike, edhe Kjo ish-N/Kryetare e PDSH dhe ish- Kryetare e Kuvendit te Shqiperise, gruaja e hekurt, me e pushtetshmeja ne PD, ishte aq konfuze para panelit te gazetareve, saqe me artikulimet e saj me shume shperndate tym, se sa perhpte drite. Topalli i ngriti ne qiell disa nga emrat me te njohur te PD, tani te divorcuar prej saj, por kur moderatori e pyeti ne se ky kontigjent do te ishte pjese e grupimit te udhehequr prej saj, ajo na befasoi. “Partia ka nevoje per gjak te ri”,- u shpreh Topalli. Nje pergjigje sa per te qeshur dhe per te qare. Pushtetomania e ka verbuar aq shume ish-zonjezen e hekurt te PD, saqe harron se edhe ajo vet i perket asaj kategorie. Gjithsesi, ne jetojme kohen e cudirave, ku e pamudura behet e mundur.
Trasgjinoret po nderrojne seks e jo me te mos ndryshojne dhe shderrohen politikanet, qe thjesht ceshtje qime, lekure eshte.
Eshte me lehte te besosh komunikimin me alienet se ndryshimet nga kuajte e politikes se vjeter. Ata qe nuk bene asgje kur ishin ne kupolen e pushtetit, si mund te bejne mrekullira tani nga hici?! Shembujt e pa fund te divorceve politike nga partia meme( majtas e djathtas), kane treguar se te divorcuarit kane mbetur si peshku pa uji. Gjithsesi personazhet e politikes se vjeter si Patozi, Topalli, Murrizi, madje edhe Rudina e Re, e arsimuar ne Amerike me parate e pajustifikuara te mamit gjyqtare, nuk jane aq naiv. Ata e dine mire, se qenia ne krye te nje partie, eshte vazhdimesi, eshte privilegj, eshte pushtet, edhe pse nuk kan antar dhe elektorat. Sa gjeneral pa ushtar ke ne pushte ne keto tre dekada? A nuk i ka siguruar parajsen e pushtetit Mediut, Idrizit, Dules, Shehit, Topit, Dukes, etj. qenia si kryetar partie ? Ne se 25 Prilli pritet te jete stacioni i ndryshimeve, le te filloje me largimin nga skena e politikes te te gjithe ujqerve te vjeter, te cilet po na prezantohen te maskuar me lekure te re. Shperberja e llumpolitikes behet nga gjaku i ri, nga vizioni i ri nga idete dhe mentaliteti i ri ne politikberje. Nga ata qe nuk jane perlyer ne gjirizin e pushtetit te korrupsionit.














