EUROPE, KUR DO T’NA E CELESH ATE DERE?!
Nje brez u largua nga kjo bote me pengun e endrres europiane te parealizuar. Te rinjte e viteve 90-te kane hyre ne moshen e pleqerise ndersa ata qe endrren europiane e ‘artikuluan” per here te pare qysh ne barkun e nenave kan kaluar te 30-at, dhe cuditerisht Europa s’duket gjikundi. Ata rendin e rendin ne tunelin e shpreses dhe drita ne fund te tij shnderrohet ne “Ylber”, qe sa me shume i afrohesh aq me i larget behet. Per ta kuptuar me mire pergjigjen e pyetjes po kthehem rreth 10 vjet pas ne kohe, duke sjelle ne ligjerate te drejte nje bisede brillante dhe teper interesante me nje biznesmen italian.
Rreth 10 dite para zgjedjeve parlamentare te vitit 2013 e pikerisht ne 13 Qershor, nje miku im ish- deputet me organizoi nje takim me nje biznesmen italian ne hollin e hotel Tirana. Natyra teper miqesore, fytyra e qeshur dhe dashamirese e mikut italian, i shkriu akujt e drojtjes dhe ngurimit dhe na “shkrine” ne nje bisede te ngrohte, si dy miq te vjeter.
“Cmendim keni per Shqiperine, kur do te futet ne BE”, – e pyeta.
“Ju gazetaret e dini me mire, pse me pyet mua”,- me tha me te qeshur ai.
Me pas Miku italian do te me shpjegonte ne menyre figurative, me fjale te kursyera dhe teper koncize “sekretin” per realizimin e endres europiane.
“BE , eshte nje dhome me 2 porta. Porta hyrese dhe porta dalese. Persa i perket portes dalese nuk ka asnje rendesi. Gjithe klecka, sekreti qendon te porta hyrese”,- u shpreh ai , duke treguar edhe celesin e enigmes.
“Ne pragun e portes hyrese eshte montuar nje sharre , e cila punon ne menyre automatike . Po c`ndodh? Ata qe jane te shkurter e mesatar e kane te lehte. Problem eshte me ata qe jane te gjate e shume te gjate se i kap sharra. Atehere kush mund te deshiroje qe duke patur nje trup gjigand te shkoje e te gjymtohet te sharra?-pyeti ne menyre retorike ai.
“Politikanet shqipetare edhe po ti perthyesh ne mes i kap sharra dhe Europa e di mire kete “- shtoi ai.
Sipas tij, deri ne momentin kur BE nuk ka interesa te drejtperdrejta do ta toleroje dhe lejoje lojen e klases politike shqiptare.
“Kur te “piqen” interesat e drejtperdrejta te BE, do ti mare me”force”, dhe do ti hedhe “ rifuxho”, pa u merakosur per gjymtymin e politikaneve shqiptar. Pa e vrare mendjen se kujt sharra i hoqi koken, supet, shpatullat apo gjer ne mes”,- u shpreh biznesmeni italian.
Sa me shume kalojne vitet aq me e fesket dhe e kthjellet me vjen ne kujtese kjo bisede. Pluhuri i harreses se viteve jo vetem nuk e ka zbehur dot nga kujtesa kete bisede, por e ka sjelle edhe me te fresket, per shkak te koherences dhe realitetit.Europe, “de fakto” shqiptaret jo vetem i kane prekur, por “pushtuar” brigjet europiane. Ata i kerkuan dhe u montuan aty me cdo cmim. Edhe pse i mbushen malet e Greqise me kufoma, edhe pse e skuqen Adriatikun me gjak, edhe pse i shnderruan edhet e Perendimit ne liqen lotesh, Ata e gjeten dhe u “ montuan” ne “statcionin”europian.Europa e tre dekadave te fundit nuk mund te kuptohet dot pa djersen, sakrificat, kontributet, dhimbjen, dramen dhe dashurine e popullit shqiptar. Djetra- qindra nxenes, maturante, student, punonjes, artist dhe intelektual shqiptare kane rrembyer medaljet dhe flamurin, duke u berre keshtu pjese e krenarise, histori suksesi ne vendet e BE.
Europe, c’ faj te kemi?!
C’ kemi bere?! Pse po na “torturon”, dhe nuk po na e hap zyrtarisht ate dere?!Ne per ty kemi shuar shpirtin e revoltave dhe i kemi shnderruar protestat ne profesta. Ne per ty kemi heshtur dhe kur perfaqesues te tu ne kulmin e protestave na nxirnin gishtin e mesit. Ne per ty heshtem edhe pse fushat dhe kodrat ishin mbushur me hashash e rruget e trasportit te droges kishin “zaptuar” detrat, ajrin dhe token.Ti nuk i shikoje dhe ne te magjepsur nga dashuria per ty nuk i besonim syve tane dhe duartrokitnim politiken, se ashtu na thoje Ti. Ashtu e vleresoje Ti
Atehere, qeverisjen dhe politiken i ke “vleresuar” maksimalisht, populli e ka fituar me sakrificat dhe mundin e tij, atehere me ke e ke qe na le jasht porte ?!
Europe hape ate dere!
Vleresojeni me mire karakterin, orientimin, deshirat, kontributet dhe ndjenjat europiane te popullit shqipetar.Shqiperia eshte pjese natyrale e familjes europiane, dhe sa me shpejt ta ligjeroni” de jure “kete njohje aq me e qete, e stabilizuar dhe e sigurte do jete kjo familje e madhe.Dashuria e shqiptareve per familjen europiane duhet vleresuar dhe shperblyer me te njejten monedhe.
Nga Rrapo Isufaj.