Nuk kisha ndermend qe takimin-kafe me mikun dhe kolegun tim , Aleksander Cipa, Kryetar i Unionit te Gazetareve te Shqiperise ta shnderronim ne takim pune. Por Sandri ka nje aftesi te vecante ne menaxhimin e kohes dhe, aq me teper kur dy miq ndajne te njejtat mendime, kane te njejtat perceptime per problemet social-ekonomike, politike dhe shoqerore, dhe ofrojne te njejtin vizion per zgjidhjen e tyre, eshte shume e lehte te thyet korniza ndarese mes preukupimeve personale dhe atyre shoqerore. Biseda jone ishte shume e natyrshme dhe rrodhi vrullshem si nje ndeshje e bukur futbolli, ku topi qarkullon me shpejtesi dhe emocion sa nga njeri skaj i fushes ne tjetrin.
Perreth 2-ore ne qarkulluam fjalen-top ne fushen -kohe, sa ne rrafshin personal aq edhe ne ate shoqeror, duke e zhveshur biseden nga korniza zyrtare, nga disa togfjalesha standart dhe, nga gjithcka formale, qe thjesht kafshon sekondat dhe ngjall bezdi, cka beri qe te fitonim kohe te flisnim per shume gjera. Te rifreskonim kujtimet, te shkembenim batuta e benim humor, te flisnim per miq e shoke te perbashket, te flitnim per artin, kulturen,traditat zakonet, te freskoheshim ne oazin e poezise dhe, te perhumbeshim ne morine e problemeve te shumta me te cilat ballafaqohet shoqeria jone ne tranzicion.
Lirite dhe te drejtat e qytetareve ne pergjithesi dhe te medias ne vecanti, bashkepunimi institucional mes Rrjetit te Shoqerise Civile UGSH dhe KSSH, forcimi i dialogut social dhe imponimi i politikes per te degjuar dhe respektuar me shume zerin qytetar, ishin nje tjeter fokus i bisedes sone.
Perkrahja dhe mbeshtetja institucionale e medias ne permbushje te misionit te saj ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, ishte nje tjeter aspekt i bashkebisedimit tone.
Nje lidhje organike me e mire mes KSSH dhe UGSH do te perkthehej si sherbimi me i mire qe i behet shoqerise sone ne fushen e te drejtave te punes dhe atyre sociale. Prezenca me e madhe e medias ne aktivitetet sindikaliste, pasqyrimi sa me i plote dhe i drejte i tyre,dote konsiderohej si nje sherbim me interesa mbareshoqerore
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka