12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Roland Bejko: Zhgënjim! Besnik Mustafaj, nuk qenka “agjent” i futur në radhët tona

by News Albania
29/01/2021
in Opinion
0
154
VIEWS
Share on Facebook

Zhgënjim! Besnik Mustafaj , nuk qenka “agjent” i futur në rradhët tona

Me furi të madhe u përhap dje lajmi në media dhe mediat sociale se Besnik Mustafaj ishte miratuar nga “rilindja” si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Më bëri përshtypje në facebook ky lajm që u shoqërua me një kënaqësi të paparë sharjes, epitetesh e me gjithfarë konspiracionesh që shtriheshin qysh nga zanafilla e parkurit të tij si adoleshent, momentet kur u emërua mësues fërngjishtje në fshatrat e Tropojës, e deri në ditët e sotme si njeri që i shërben Edi Ramës dhe “besnik” i Partisë së vjetër të Punës..

I shtyrë nga kurioziteti, pyeta dy deputetë të cilët më thanë se z. Mustafaj së bashku me dy kandidaturat e tjera kanë qenë miratuar nga Komisioni i mediave që kryesohej nga zj. A.Vokshi si kandidatura të opozitës qysh më 2018-ën. Me braktisjen e Parlamentit nga opozita, mbetën në sirtar këto propozime, pa u kaluar për miratim në seancë.

Me sa duket, meqë erdhi fundi i mandatit të këtij Kuvendi dhe me që ka kaluar çdo lloj afati ligjor për vakancat në Këshillin Drejtues të RTSH-së, “rilindasit” u kujtuan ta konsumonin si proçedurë.

Por, “rilindasit”, si rrufjanë që janë, i paraqitën medias para seancës një shkresë tip, formale, që bëhet nga çdo komision përkatës për çdo material që kalon në seancë duke thënë “miratohet” ….. dhe poshtë saj shënohet emri i Kryetarit të Kuvendit pa firmë. Firma hidhet pas seancës nëse propozimi i komisionit miratohet në Kuvend, përndryshe, me atë shkresë, pra kur nuk miratohet, fshin Gramozi atë që s’thuhet, siç ndodhi në fakt edhe dje.

Kështu që kaq duhej. Kjo shkresë shërbeu si sallatë fshati para vaktit për të gjithë ata që mezi prisnin ta gjenin në gabim edhe një personalitet tjetër të PD dhe kulturës shqiptare.

Pas votimit në seancë, me shumicën e votave, 74 kundër dhe 26 pro, të tri kandidaturat e opozitës u rrëzuan, pra nuk u miratuan nga Edi Rama dhe kukullat e tij aty.

Por, vini re. Mediat i bënë bujë dhe e quajtën si të miratuar kandidaturën e z. Mustafaj, jo pa qëllim. Peshkuan për disa orë ca mendjepeshqë që e hëngrën sapunin për djathë.
Pasi nuk e miratuan, nuk e bënë bujë këtë lajm. U kujdesën që në opinion të vazhdohej me debatet mbi lajmin e parë. U interesonte kjo shfaqje ku ky personalitet, shkrimtar dhe politikan i veçantë të “shqyhej” nga piranjat e facebukut të cilët, pas çdo intelektuali në parti, mendojnë se fshihet me siguri një “tradhëtar” i mundshëm i “idealeve”.

Përtej kësaj, mos miratimi i kandidaturës së z. Mustafaj nga Kuvendi, moralisht i bën nder atij, se i shërbeu mbrojtjes së imazhit të tij në sytë e publikut opozitar, që duhet thënë, se me të drejtë rrefuzon çdo “dhuratë” nga Edi Rama, edhe kur ai pozicion i të takon opozitës reale.

Nga ana tjetër, mos miratimi i z. Musrafaj në atë detyrë, është në thelb një gjë e keqe për funksionimin e atij Këshilli, i cili me mungesën e përfaqësuesve të opozitës, është duke marrë vendime “thagma” që i shkojnë për shtat interesave të drejtuesve të RTSH në dëm të interesit publik.

Por, mos aprovimi i Z. Mustafaj na mërziti pak si shumë edhe ata që gëzuan se zbuluan “agjentin e vjetër” në rradhët tona. Se jo çdo e keqe që ndodh, ndodh vetëm për të keq, e ka me vete edhe një të mirë; të paktën në rastin konkret mileti “i shqetësuar”, u qetësua kur mori vesh se B. Mustafaj nuk na qenka “agjent” i futur në rradhët e partisë sonë nga ish sigurimi i shtetit, nga Nexhmia, dhe po ashtu, edhe nga Gramozi.

Jo për gjë, por kishin dhe merakun se po të ishte i tillë, do na delegjitimohej edhe Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidaturave e do na hidhej në erë gjithë procesi ynë famëmadh.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania