Viti 2000. Me ambasadorin amerikan Limpreht në Lazarat
Plot 21 vite më parë, ishte koha kur njerëzit lëviznin akoma me armë në makina. Gjurmët e kaosit të rebelimit të 97-ës ishin akoma të freskëta. Me atë rast Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit deklaruan se nuk merrnin përsipër sigurinë e jetës së asnjë shtetasi shqiptar apo të huaj që donte të vizitonte Lazaratin.
Por ambasadori Limpreht së bashku me shefin e USAID-it Haward Samka, me të cilët u takova disa ditë më parë në Amasadë në Tiramë dhe më konfirmuan se, “ne do vijmë në Lazarat të shoqëruar nga populli i atyshëm. Aty ndihemi si në shtëpinë tonë. Nuk kemi nevojë për roje” Dhe ashtu u bë. Pritja ishte fantastike. Ambasadori u shpreh pas takimit se kishte mbetur i impresionuar nga mikëpritja dhe bujaria e banorëve, për më tepër kur takoi edhe një nënshtetas amerikan, ish i burgosur politik në Spaç, Çajup Bejkon. Vizitë e paharuar, në fakt!