Takimin e fundit me Azemin e kam pas të martën në mëngjes te kafja para PD, disa metra pranë vendit ku e vranë pabesisht tre ditë më vonë. Ishim një grup prej katër vetësh nga Gjirokastra. (Ç. Kotoni, I mahmuti, B. Bejko)
” …. kam biseduar me Kryetarin, -tha, që të kthehen në PD të gjithë të larguarit, kemi nevojë për të krijuar një front të gjerë, ndryshe nuk mund ti bëjmë dot ballë kësaj mafje të kuqe që është tani në pushtetet”.
Kur u ndamë dhe po bëheshim gati për tu futur në veturën që kishim parkuar para PD, Azemi që ishte nis për të hyrë në zyrë, kthehet dhe na thotë :
” Ruhuni, bëni kujdes nga kalecët e Klosit se këta të vrasin. E kanë me ne dhjetoristët. Po thyen neve, e kanë lënë PD -në si ai trupi pa shpirt”.
E lamë që të shtunën në orën 21 do flisnim në telefon për një çështje të brendshme partie.
Të shtunën në mbrëmje binte një shi i rrëmbyer. Rreth orës 21 ndërsa prisja që të binte zilja e telefonit nga zyra e Azemit, më telefonon Fatmir Beja, vëllai i Fatosit dhe më thotë se sapo kanë vrarë Azemin !
Kështu u ndamë me Azem Hajdarin për të mos u parë më në këtë jetë, Ai në rrugën e pavdekësisë, ne si të zakonshmit e shumtë.
U ndamë nga njeriu që i frymëzoi dy herë demokratët dhe antikomunistët kundër diktaturës dhe pinjollëve të tyre ; në ’90 kundër diktaturës komuniste dhe në 97-98 kundër pinjollëve të tyre që sapo e kishin marë pushtetin me grykën e pushkës së bandave të “komiteteve qytetare”, si Lenini në kohën e vet.
I paharuar miku ynë !
Frymëzim për njerëzit që e duan lirinë !