Si e komentojnë “sovranistët” shkeljen pak minuta më parë të hapësirës ajrore të Shqipërisë nga dy avionë luftarakë amerikanë, njoftuar disa orë më parë nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë?
Janë pro, apo kundër manifestimit të tyre në qiellin e pellazgëve?
Gjithsesi edhe “sovranistët” shakatorë, e dinë mirë si të gjithë ne, se aq sovranitet sa kemi, e kemi falë këtyre gardianëve të ajrit që kaluan sot mbi qiellin tonë për të na kujtuar se Shqipëria vërtet është një vend i vjedhur dhe telendisur nga elita e vet politike dhe ekonomike, pa ushtri, pa institucione serioze, pa katandi, por shqiptarët në këtë aromë lufte e konfliktesh në rajon, nuk janë vetëm, janë të sigurt falë tyre.
Ndaj, kush pështyn lart, ciklat e saj mbi fytyrë i bien, sigurisht.



