Ndoqa disa nga takimet e kandidatëve për mëkëmbës të PD-së në fcb, live.
E di si m’u dukën?!
-Çkemi ndonjë gjë nga fshati?
Po tjetër ç’kemi ndonjë gjë? Ça bëhej andej, mirë të gjithë?
- Ok, të fala u bëj!😄
Për t’u bërë kryetar i UMP dhe më tej president i Francës këtij burrit këtu në foto (N.Sarkozi) i’u desh një jetë e tërë studime, punë, përpjekje, strategji, humbje, fitore, aleanca, kompromise, përplasje , rrëzime, ringritje.
Kjo punë nuk është lojë fëmijësh. Nuk mund të zgjohesh një ditë nga zilja e orës, nga kënga e gjelit, apo nga lutja e mëngjesit të hoxhës në minarenë aty pranë, dhe të thuash se unë sot e pashë në ëndër sikur u bëra kryetar i PD dhe kryeministër i Shqipërisë.
Disa syresh, m’u dukën si në takime OJF-istësh që nga timbëri i zërit, ligjërimi, mesazhet, impenjimi, bindja, besimi, platforma etj.
Përfundimisht; S’NUK!