Kolonelit që prej kohësh nuk ka kush t’i shkruaj, sot i kanë ardhur dy mesazhe. Njëri nga Big Brother, nga Luisi që paska ngritur një dolli për të, dhe mesazhi tjetër nga SHBA ku Evi Kokalari që nga sot e konsideron kundërshtar atë.
Mesazhi i Luisit, e ka ekzaltuar Kolonelin. Te Luisi gjen veten. Ashtu si Luisi tall trapin me dynjanë, në “Big Brotherin” e mbyllur, Koloneli bën të njçjtën gjë me mbështetësit e vet në këtë “Big Brotherin” e hapur. E kush më mirë se ai mund ta mirëkuptojë lojën e Luisit?!
Për mesazhin e Evit, jam i bindur me aq sa e njoh, që as ia ndien fare.
Ps. Evi po thot sot që Berisha po e çon PD-në në humnerë. Po thot sot, as më shumë e as më pak, por atë që ne kemi gati një vit që po e themi përditë qëkur Koloneli vendosi të fillonte foltoren dhe problemin e tij personal e kthehu në çështje politike për gjithë shqiptarët duke e marrë peng të ardhmen e tyre.
Dhe kur ne mbanim këtë qëndrim kundër tij, zonja e nderuar nuk linte televizion pa sharë dhe hedhur baltë me një stil agresiv mbi këdo që artikulonte me logjikë faktin se rikthimi i Kolonelit në krye të PD, do na çonte në humnerë.
Si perëndimore që është, Evi sot duhet t’u kërkojë ndjesë të gjithëve atyre që i ka fyer pse mbanin në ato kohë qëndrimin që ajo mban sot ndaj Berishës.
Gjithsesi, mirëserdhe te fjala jonë, Evi!