Historitë e marrëzisë!
Shprehja që përdorim shpesh, “budallait hapi rrugën” më ka bërë që vërtet shumë herë kur budallenj të ndryshëm më kanë akuzuar se unë kandidati për deputet i PD në Gjirokastër paskam shitur mandatin tim te kundërshtarët politikë, ka ndodhur pra, t’ua kem hapur vërtet rrugën. Këtë radhë mendova ndryshe. Se budallai, bën si budalla i pafajshëm, por në fakt, është shejtan budalla. Shpif, shpif, se diçka do mbetet.
Nuk e dinë, ( apo bëjnë sikur nuk e dinë), budallenjtë se mandati nuk është një kilogram patate që e ke ti në dorë dhe po ia fal apo ia shet dikujt tjetër.
Votat për ty i kanë në dorë vot votuesit, pastaj komisionariët dhe në fund numëruesit e shumtë.
Pra praktikisht, ti si deputet nuk ke asnjë mundësi që ta transferosh votën tënde diku tjetër.
Në statusin bashkëngjitur këtij reagimit tim, mund të lexoni një spekulimin e radhës, që nuk është hera e parë që e bën ndaj meje, të një gazetari në egzil.
Ai thotë që dy deputetët e PD, pra i pari i listës dhe i dyti që jam unë, sabotuan fitoren e deputetit të LSi, në atë kohë, Vangjel Tavo, sepse bashkëpunuan me PS pa shpjeguar konkretisht se si e sabotuam dhe si u bashkëpunua me PS.
Për këtë arsye e telefonova dhe e pyeta. Më tha: ” Ti nuk duhet të kërkoje vota për vete. Por ti dihet t’i kishe bërë thirrje elektoratit tënd mos votoni PD, as mua si kandidat, por votoni LSI dhe Vangjel Tavon…!!” ( Pra, duhej të bënim trafikim votash)
E kuptoni çfarë marrëzie?!
Dmth, unë të dilja, të shkoja të bëja fushatë, të mblidhja njerëz, dhe tu thoja; ” O milet, dëgjoni dhe mbani vesh. Unë jam kandidati i PD për deputet. Por këtu nuk kam ardhur të kërkoj të vononi mua, por votoni kandidatin e LSi se unë nuk dua të bëhem deputet”.
Dhe duke qenë se nuk bëmë këtë “skemë” ne paskemi ndihmuar analogjikisht PS të merrte mandatin e tretë. ( gjithmonë nëse gjenialiteti i autorit, nënkupton këtë me atë që thotë)
Tani, cila është e vërteta e vetme e zgjedhjeve të 2021?!
Disa ditë përpara se të shpallej lista e kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha, kryetar i PD, më telefonoi dhe më tha të shkoja në zyrë ta takoja. Më thotë që pas një sondazhi që ne kemi bërë në Qarkun e Gjirokastrës, na rezultoi se kandidati më i pëlqyer është Tritan Shehu. U çua nga kolltuku ku ish ulur dhe shkoi drejt tavolinës të merrte tufën e letrave të një gjasme sondazhi, për të më bindur që ajo çfarë thoshte, ishte e vërtetë. Lere i them, nuk është nevoja ta shikoj. Të besoj. Veç se po të jap një këshillë. Ma the mua këtë budallallëk, mos e nxirr në publik se do lashë nam. Nuk do ta besojë askush. Sepse personit në fjalë, mezi i dilte emri si propozim nga anëtarët e PD në seksione, jo më të jetë më i preferuari nga ne të tjerët. Ky personi që u vendos i pari në listën e PD si në 2017 dhe në 2021 ka qenë thjesht vullnet i bashkëkryetarëve Berisha-Basha, por jo vullnet i shumicës së demokratëve të qarkut Gjirokastër. Arsyet? Njëherë tjetër. Madje i thashë që PD në Gjirokastër, të parin në listë duhet të kenë dikë nga vendi, dhe nëse nuk më doni mua, se e di dhe kush po e refuzon emrin tim, atëherë vendosni dikë si unë që të ketë lidhje të forta me atë zonë. Etj, etj.
Ti, më tha më tej Basha, do jesh i dyti i listës, se dhe ti ke pëlqyeshmëri të lartë, por pas TSh.
E refuzova me argumentin se ai i pari, unë i dyti, u provua në 2017 dhe nuk dha rezultat. I thash se ju duhet të respektoni vendimin e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve, që vet e kish miratuar me bujë, të cilët e kishin skualifikuar TSh, si dhe vendimin e shumicës së anëtarësisë që në procesin e votimit, shpëtoi nga eliminimi falë një makinacioni që u bë në numërim ditën e votimit brenda partisë nga komisioni i numërimit, të dërguarit nga Tirana të dyshes Berisha-Basha….(e pranuar më vonë edhe nga vet anëtarët e atij komisioni).
Nëse unë do jem i pari, i thash Bashës, garantoj dy deputetë fitues në qarkun tonë, madje nëse i dyti nuk fiton, unë të nënshkruaj paraprakisht dorëheqjen, dhe i dyti le të hyjë në vendin tim.
Nuk e pranoi. Këmbënguli në të tijën. TSh i pari, dhe unë i dyti i listës.
Jo i thash, nëse nuk do jem i pari, iu falënderoj për konsideratën, por nuk e pranoj.
Mendoje dhe njëherë, tha, dhe nesër në mesditë takohemi sërish. Mendojeni dhe ju, i thashë.
Për t’i rënë shkurt. Të nesërmen u takuam në mesditë. As ai nuk kish ndëruar mendim, as unë. Më tha se po ta pranoja të isha i dyti, në rast fitoreje, që për të ishte e sigurt, unë do isha Ministër i Pushtetit Vendor 😀…
Jo i them, kam një tjetër propozim. Me një kal të lodhur në krye të karocës që nuk e tërheq dot, ( sepse ai do udhëhiqte fushatën) rrezikohet t’i marrim dy deputetë.
Dhe i propozova që në vendin tim të vendosej Vangjel Tavo, duke qenë se ai votat që merrte LSI në Gjirokastër i kishte personale. Unë i mora përsipër të shkoja të drejtoja fushatën. Kështu fitorja e dy mandateve në atë Qark, sipas meje do ishte e sigurtë. I pëlqeu propozimi. Kështu u ndamë. Basha do fliste me Monikën, por me siguri dhe me pronarët realë të dy partive Berishën e Metën. Unë telefonova Vangjelin dhe e vura në dijeni për idenë time. Më tha, do ta pranoja me qejf të madh, nëse ti do ishe i pari. Unë nuk e kam problem që edhe ti të jesh i pari, i thash, por duke qenë se PD është parti më e madhe se LSI, normalisht i takon asaj të kryesojë listën. Të martën e javës pasardhëse, një ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e listave në KQZ, Basha shpalli listën e kandidatëve. Veç Gjirokastra mungonte. Atë ditë në mbrëmje më telefonoi Tavo, dhe më tha se të falënderoj shumë për mbështetjen tënde, por është punë që nuk bëhet. Do dal në listën e LSI, se dhe kështu llogaritë më kanë nxjerrë fitues. E urova për fitoren. Pak orë pas Tavos, më telefonoi dhe Basha. I thash sërish, vur dikë tjetër se mua nuk më bëhet. Nejse. Edhe pas telefonatave e bisedave me miqtë e mi, por edhe me një pjesë të mirë të mbështetësve të mi në Gjirokastër, pranova të kandidoja. Basha premtoi në Gjirokastër do më prezantonte jo vetëm si kandidat për deputet, por edhe si Ministër të Pushtetit Vendor, gjë që nuk e bëri, natyrisht 😀 Vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, kur po shikoja që drejtues të zonave të ndryshme elektorale po punonin vetëm për të parin e listës, dhe në terren mora sinjale se PD kishte më shumë shanse ta fitonte të dytin, Basha bëri disa telefonata tek këta individë duke u thënë se duhet të punoni fort për deputetin e dytë, i cili veç deputet do ishte edhe ministër i kabinetit të tij. Si i pari i listës, dhe të tjerët pas tij, jo vetëm që nuk e shtuan intensitetin e punës, por me njerëzit e tyre më sabotonin edhe takimet e aktivitetet e tjera megjithëse për shkak të prekjes nga covid, gati një muaj nuk munda të merrja dot pjesë në fushatën aktive, më saktë, nga 22 mars deri më 18 prill. Pra bëra fushatë në gjithë qarkun, veç një javë.
Ajo që duhet të shtoj është kjo. Gjatë atyre ditëve që u zhvillua fushata, gjendja midis kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës ishte e tendosur me të parin e listës së PD, pasi ai nuk lejonte që kandidatët të kërkonin vota në emrin e tyre personal me sebepin se futet konflikt midis nesh. Ndërkohë për vete, kishte angazhuar gjithë mbështetësit e tij. Dhe mirë bëri, por kandidatët dhe mbështetësit e tyre nuk duhej t’i vendoste në gjendje terrori. Kam këtu, në telefonin tim, me dhjetëra mesazhe që e dëshmojnë këtë që them. Të nesërmen e zgjedhjeve, unë e denoncova publikisht gjithë këtë skenar të shëmtuar, i bindur se as i pari i listës, as disa nga drejtuesit dhe ish funksionarë të qeverisjes së para 2013, nuk e donin qenien time në parlament. Ata besonin se PD do fitonte shumicën në rang vendi dhe humbja e të dytit të listës në atë qark, nuk do binte në sy, sepse donin që Gjirokastrën ta mbanin si pashallëkun e tyre, pa mua nëpër këmbë…
Kjo është e vërteta, si drita e diellit.
Pra, a ka ndonjë mendje normale ta dekriptojë aludimin e Telnisit, dhe implikimin e emrit tim në këtë histori. Le të gjejnë një rast tjetër të dikujt, që kur forca e tij politike është gati fituese e pushtetit, të shkojë dhe ti thotë kryetarit të partisë, mos vur mua kandidat, por në vendin tim, cakto dikë tjetër?! Mund të ketë edhe ndonjë tjetër rast, nuk e përjashtoj, por ama janë aq të rralla.
Dhe e fundit. Këtë e them për miqtë dhe kundërshtarët e mi njëherësh.
Kur e ndava mendjen që të merresha me politikë, e ndava mendjen të mbështetesha mbi parime të forta si morali si ndershmëria, pastërtia, dhe sinqeriteti dhe respekti si për mbështetësit, po e po, por edhe për kundërshtarët e mi brenda e jashtë partisë.
Ata që më njohin e dinë që mbi xhaketën time, nuk ka rënë asnjë cifël balte pisllëku nga pisllëku dhe balta e moçalit të politikës 34 vjeçare, edhe pse kam qëndruar midis tyre. Zero implikim, zero baltë!
Këtë e dinë mirë edhe ata që më shajnë. Por siç e pati thënë para ca ditësh njëri prej tyre, po ça të bëjmë, e bëjmë këtë për politikë, duhet të themi diçka për të.
Kështu pra.