TE DY BASHKË T’JA QESIM FUNDIN
Buza jote flak’ asht ndezë,
Unë po rreshkem tuj shiku.
N’sytë e tu e shoh një shpresë,
Me m’dhan shansin me i provu.
Ty me mall të përqafoj,
Se të du si shpirtin tim.
Zemres tande i besoj,
U dogja për një shikim.
Loti g’zimit sytë m’i njomi,
Kurse buzët m’i njome ti.
Me qejf m’çove der’ te kroni,
Por nuk m’dhe as uj’ me pi.
Moj e mirë, kurr’ nuk t’harroj.
Ma kujton at’ puthje t’ambël,
T’lutem prap m’len ta provoj,
Në mos zgjuar, t’pakten n’andërr.
Dhe muzikë do të bahem,
Do ta djegim, do ta tundim.
Kurr prej tejet s’do të ndahem,
Të dy bashkë t’ja qesim fundin. Ramazan Çeka