MUNDI I NANËS
Me shumë mund o bir’ të rrita
Natë e ditë tuj t’ndej mbi kry
Tuj t’përkund më zbardhte drita
Pse tash zemren me ma thy
Si nuk t’vjen gjynah për nanen
Që kaq shumë për ty po vuj
Tash n’pleqni na more anen
Njiky hall mos i raft kuj
T’largoj nusja ty nga shpia
Vetëm qyqe le dy pleq
Nanen e mbuloi mërzia
Për baben mozo’ ma keq
Mund të madh për ty kam ba
Të kam rrit’ e t’kam burrnu
T’kërkojnë syt’ përnatë me t’pa
Pse mor bir me ju dishru
Na le vetëm në pleqni
Por ta dish se në kët’ jetë
Mund t’kesh gru e mund t’kesh fmi
Babë e nanë kurr s’ke me gjetë
Ramazan Çeka