Mësuesit jo vendas që punuan me shumë përkushtim në shkollat e rrethit të Pukës , i kam quajtur :
HERONJ.
🟢 Kam postuar shpesh herë foto me mësues djem , por kam marrë ndonjë kritikë.
Pse nuk poston kujtime me mësuese , që realisht ishin në numër më shumë se mësues ?
🟢Po filloj të reflektoj.
Mësuesja nga Shkodra FATMIRA ZENUNI punoj me shumë përkushtim mbi 5 vjet në Kryezi e Gjegjan të rrethit të Pukes si mësuese e gjuhës dhe letërsisë.
Ishim edhe bashkëstudent , ndonëse unë isha 2 vjet para.
🟢 Ju kujtoj se djem të shumtë në numër , për nevoja të domosdoshme kuadri , kanë punuar edhe 10 vjet në Pukë si mësues, apo specialist të fushave të tjera.
🟢 Imagjinoni ju të rinjët e sotëm se çfar sakrifice kanë bërë intelektualet universitar të Shqiperisë para viteve 90.
🟢Kënaqësi që u takuam me Fatmiren dhe pimë një kafe bashkë në Lezhë, pas 44 vitesh pa u takuar.
🛑 Në vitin 1980 ,mësuesit jo vendas me arsim te lartë , por edhe të gjithë specialistet e shëndetësisë dhe të ekonomisë , përbënin 85% të numrit total të specialistëve të rrethit.
🛑 Kjo shiher ishte alarmante, por nga puna me shumë përkushtim prej të gjithë mësuesve , zgjerimit të menjëhershëm të arsimit të mesëm duke 10 fishuar numrin e pranimeve në këto shkolla , si dhe duke dërguar 8 herë më shumë student në universitete në mesin e viteve 80 e në vazhdim , krahasuar me vitin 1979 , realizuam objektivin më madhor që i kishim vënë vehtes.
PLOTESIMIN E NEVOJAVE TE PUKES ME SPECIALIST VENDAS.
🛑Brenda vitit 1994 , edhe po të ishin kooperativat bujqësore dhe ndërmarrjet ekonomike të pa prishura , Puka plotësonte të gjithë nevojat me specialist vendas.
🛑 Respekt pa kufi për të gjithë mësuesit e mësueset vendas dhe jo vendas që veçanerisht në fund të viteve 70 ,e deri në fillim të viteve 90, bashkërisht mundësuam bërjen e një revolucioni të pa imagjinushëm në arsimin pukjan.
















