LULES SË PLAZMËS
- Dedikim-
Krijesa jeme Lule,
e mbjellun dashnisë së bjeshkëve,
ujitun bekimit t’Valbonës,
rritun lirisë perëndimore,
t’kam e më je
arterie jete…
ku shfryj tufanet
e marr paqe me okë…
Lulja jeme
me rrâj’ njëzet e tetë vjeçare,
t’forta n’brishtësi,
t’ujta n’dhimbje,
t’etshme n’dituni,
bekimi i Universit
u derdht’ si n’ditë t’diel
mbi shpirtin tand
pa rrudha,
pa errësinë,
pa zigzage e konjuktura…
Lulja e kopshtit tem,
prashitun me dihama zemre,
t’shoh me sytë njom
sesi fërkemat
gjurmë Ana ngulin,
e kurrkund s’firojnë…!
Ah Lule!
Lule! Lulja ime! Lulja jonë!
Je melodia ma e shtrejtë
sa stina t’frymojnë!
Pranvera Drita Gjoni
(Ma gëzosh ditëlindjen e jetën, drita e syve t’mi!)