Qendrimi i kandidateve per kryetar te PD ndaj perfshirjes se Berishes ne listen e zeze te SHBA nuk mund te jete as mish as peshk.
Sepse i bie qe kryetari i ardhshem i PD te vazhdoje te jete as mish as peshk.
Kjo eshte nje ceshtje themelore dhe nje shans per te bere hapin e madh ne PD. Hap qe mungon ne PD qysh prej themelimit.
Berisha eshte teheqesi zvarre i Shqiperise ne vitet e paskomunizmit dhe gjeneratori kryesor i profilit te dhunes ne PD si edhe i stergjatjes se tranzicionit pertej shkaqeve objektive. Ai i vuri damken e pergjakjes disa proceseve zgjedhore ne vend duke i kthyer votimet ne Shqiperi ne torture dhe sakrifice sidomos per kedo qe guxonte te behej pjese e komisioneve elektorale.
Instaloi korrupsionin qysh me Bordet politike te Privatizmit dhe me pas me pasurimin e familjes se tij me nje ritem infektues shembullor.
U shnderrua shume shpejt ne vrases te fjales se lire, brenda partise dhe jashte saj dhe nderkohe e ktheu shpifjen ne nje mjet te paskrupullt dixhital qe damkoste kedo qe i prishte shijen e dites.
Flete-Rrufe te tashme duken si lule para mesazheve te qyteterimit dixhital te tij.
Shkeputja nga berishizmi eshte rruga ku mund te ece reformimi demokratik i PD.
Kjo kerkon vizion dhe kurajo!
Kurajo jo vetem per te fituar! Por edhe per te humbur me dinjitet!
Perndryshe humbjet e paracaktuara nga Berisha do jene pa pike dinjiteti












