MIRËNJOHJE, MIRËNJOHJE!
Ishte një mbrëmje e bukur, e rrallë…
Në paraskenën e Bylisit, teatrit të Fierit, dy nxëmës të pedagoges së pianos, të paharruarës, Maria Rafael luajnë në një harmoni të mahnitshme për artdashësit e qytetit.
Janë pianistët Almira Emiri dhe Redion Lici, dy nxënësit nga më të talentuarit, që Maria, pianistja e shquar ka sjellë në botën e muzikës.
Të dy kanë zbritur nga kryeqytetet e Europës në qytetin ku u lindën dhe u rritën, përpara syve tanë.Loja e tyre e mbrëmshme ishte një Homazh për mësuesen e shquar, që fati e solli nga viset hungareze për të patur një kalvar mundimesh në viset shqiptare.
Tingujt që përkëdhelnin muret e sallës së bukur të qytetit të Fierit kishin edhe një aromë mirënjohjeje për prindërit e tyre, miqtë tanë të shtrenjtë, që i shtynë fëmijët e talentuar në botën e Marias Rafael dhe në skenat e Berlinit, Budapesit, Venecias, Vienës, Izraelit…
Duartrokitjet tona ishin urime të zjarrta për sukese në rrugët e tyre të ndritura.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)