Kush po flet për drejtësi dhe kush po vuan !
1.Kanë kaluar plot 33- vite që secili prej nesh, kur ishte 20-vjeçar,se mendonte se pas një periudhe kohore që kemikaluar këto 33- vite, do jetë ajo që na kishte munguar plot para 33- viteve në rini, në radhë të gjata për një bukë gruri, pa rroba dhe këpucë, pa makina e rroba për të fjetur, pa ëmbëlsira dhe pije freskuese, pa sport e Europë.
2.Është tragjiketë që të shikojmë sot përsëri ditën që Shqipëria e pas 33- viteve ,të mos jetohet, të mos punohet,pa fëmijë afër dhe pa të ardhme në këtë vend të shumë të vuajtur historikisht.
3.Askush s’po shpjegon pse po ndodh kjo me shqiptarët, në një vend të vogël buzë detit, afër malit dhe plot histori, ku njerëzit kërkojnë të largohen nga vendi i lindjes dhe dashuria për të, pa moshë, pa shpresë, pa moral dhe pa dashuri.
4.A ka përgjegjës për këtë situatë 33 vjeçare, ku politika shpalli luftë njerëzore, ekonomike, shpirtërore dhe largim masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre i lindjes .
5.Komunizmi na mori të gjitha , pronën, lirinë, besimin fetar, punën private, lirinë e fjalës, punës, lëvizjen e lire ,kurse
demokracia joreale solli pas 33 viteve atë që shqiptarët nuk e mendonin.
5.Sot flitet për trafikë, drogë, mungesë arsimimi, mosrespekt për pensionistët, administratë shtetërore e korruptuar dhe e papërgjegjshme, drejtësi jo funksionale, politikë abuzuese, të rinj e të reja që mendojnë të largohen nga Shqipëria pa asnjë shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre.
6.Mirë që krimet e komunizmit nuk u dënuan asnjëherë, po krimet e demokracisë jo reale 33 vjeçare kur do dënohen,
kur pronari të vdesë, të paktën i lirë në shpirtin e tij të mendojë se prona është e shenjtë dhe nuk cënohet, nuk tjetërsohet, nuk e merr shtetari ,politikani dhe zyrtari.
7.Kur shqiptari i thjeshtë do të shohë se drejtësia jep drejtësi, pa pushtet, pa korrupsion, por në mënyrë të drejtë të barabartë,
kur do marrin njerëzit në mënyrë të barabartë shërbimin mjekësor.
8.A duhet të mendojmë se ashtu si lindja edhe vdekja, janë në dorë të Zotit,i pasuri ka para por jo shumë jetë përmes parasë, i varfëri s’mund të ketë para por ka jetë.
9.Askush s’duhet të mendojë që duke qenë i pasur, në mënyrë të padrejtë mund të jetosh më gjatë, apo ke trashëguar diçka që vlen,Pasuria më e madhe është ajo që ke, jo atë që ke grabitur, pasi fjala vjetër është që i zoti gëzohet nga malli i vet.
Politikanët e sotëm dhe ato djeshëm mendojnë se padrejtësitë sjellin pozitivitet,por besoj se po kalojmë momente të vështira, fëmijët po na largohen,shpresë spo afrojmë,zhgënjim që investuam pa të ardhme.
Ku po shkojmë kështu ne si shqiptarë !….