Une jam Nënë! Unë kam Nënë!
Një Nënë që drithëron sa herë për shkak të punës, bëhem subjekt I portaleve. Mandej objekt I komenteve.
Unë jam motër. Unë kam motër!
Motra ime qan edhe më shumë se ime më, kur diskutojnë se si mund të reagojnë dy djemtë e mi kur lexojnë komentet e çdo lajmi ku shfaqet foto ime.
Unë, vajza, motra e nëna bëj të fortën e justifikoj situatat me artikujt e Umberto Eco e nëse ende nuk i gjej mjaftueshëm, lexoj paragrafë nga artikulli “Akuza”, e Gilman Bakallit. I pari artikull i librit të tij alfabet i gazetarisë…
Dhe mësoj veten të heshtë se ka edhe më keq… pranoj të denigrohem se ka edhe më keq…
Ka, në fakt!
Nuk kam vajzë, por ajo vajza të cilës I rruanë kokën me flokët e gjatë pas një dhune masive, është pak më e madhe se im bir. Dhemb kjo…shumë!
Nuk ka asnjë gabim që e justifikon këtë denigrim!
Kjo është arsyeja pse e dua një grusht të fortë si Mami, si motër e si vajzë, t‘i bi n’zemër një shoqërie që nuk ban za…. Vështron, gjykon e paragjykon, por nuk bën za…
mosipreknivajzat
Ne, feministet e kuotave gjinore, as ne nuk bëjmë za! Ne, që mendojmë se feminizmi ka lindur për të raportuar më shumë rezultate projektesh e programesh!
A do ta raportojmë vajzën nga Librazhdi nesër, për të marrë edhe një tjetër projekt?!