21 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Ornela Çuçi: Shpirt! Të kam shpirt! Më je shpirt! Për shpirt! A ke shpirt?!

by News Albania
August 26, 2024
in Editorial
0
Nga Ornela Çuçi: Shpirt! Të kam shpirt! Më je shpirt! Për shpirt! A ke shpirt?!
124
VIEWS
Share on Facebook

Pogradec, Gusht 2024

Shpirt! Të kam shpirt! Më je shpirt! Për shpirt! A ke shpirt?!

A ke kaq vend në shpirt që të më kesh shpirt?! Vetëm marrdhëniet njerëzore e bëjnë shpirtin plot….

Po ça të jetë një shpirt?!

Shpirtrat janë fije të padukshme dashurie që lidhen përtej trupit dhe kohës. Në lojën e jetës, ne vetë i thurim plagët dhe faljet tona, duke harruar se çdo plagë është një premtim i dhënë prej dashurisë, dhe çdo falje është një kujtim i vetes sonë, kur e kuptojmë unin si hyjnoren.

E dini se edhe shpirtrat kanë histori?
Ja një histori për Shpirtrat aty lartë, në
Parajsë, ata që u përgatitën të zbresin në Tokë. Ndoshta, ku i dihet, ndokush e gjen pasqyrimin e shpirtit të vetë…

… Njëherë e një kohë, Shpirtrat u mblodhën në një këshill para se të mishëroheshin në Tokë.
Atëherë Zoti pyeti një Shpirt:
– Pse dëshiron të shkosh në Tokë?
– Dua të mësoj të fal.
– Dhe kë do të falësh? Shih – këtu në Parajsë, të gjithë Shpirtrat janë të pastër, të ndritshëm dhe të dashur. Ata të duan aq shumë, sa nuk mund të bëjnë asgjë që të kërkojë faljen tënde.
Shpirti i hodhi një sy vëllezërve-shpirtra të tij dhe me të vërtetë, ai i donte të gjithë pa kushte dhe ato e donin po ashtu.
Shpirti ndjeu një trishtim dhe tha:
– Por unë dëshiroja aq shumë të mësoj të fal!
Në atë moment, një tjetër Shpirt iu afrua dhe i tha:
– Mos u trishto, të dua aq shumë, sa jam gati të vij me ty në Tokë për të të ndihmuar të përjetosh faljen. Do të bëhem burri yt dhe do të të tradhtoj, do të dehem, do të sillem pa arsye, dhe ti do të mësosh të më falësh.
Një tjetër Shpirt i afrohet dhe i thotë:
– Edhe unë të dua shumë dhe do të vij me ty: do të bëhem nëna jote, do të të ndëshkoj, do të të mundoj, do të ndërhyj në jetën tënde, do të të pengoj të jetosh e lumtur, dhe ti do të mësosh të më falësh.
Një i tretë Shpirt i afrohet dhe i thotë:
– Unë do të bëhem mikesha jote më e mirë, dhe në momentin më të papërshtatshëm do të të tradhtoj, do të të përgojoj, dhe ti do të mësosh të më falësh.
Një i katërt Shpirt i afrohet dhe i thotë:
– Unë do të bëhem shefi yt, dhe nga epërsia mbi ty do të të trajtoj me ashpërsi dhe padrejtësi, në mënyrë që të kesh mundësinë të përjetosh faljen.
Një tjetër Shpirt mori mbi vete një barrë të madhe – ajo pranoi të luajë rolin e vjehrrës së keqe dhe padrejtë…
Kështu, një grup Shpirtrash që e donin njëri-tjetrin pafundësisht, hartuan skenarin e jetës së tyre në Tokë për të fituar përvojën e faljes dhe u mishëruan.
Por, siç doli, mbi Tokë është shumë e vështirë të kujtosh Veten dhe marrëveshjen.
Shumica e tyre e morën seriozisht këtë jetë, nisën të zemërohen dhe të acarohen me njëri me tjetrin, duke harruar se ata vetë e kishin krijuar këtë skenar – dhe mbi të gjitha, që të gjithë duhen shumë ndërmjet tyre.

Morali?

Shpirt, të kam shpirt… jetoje jetën me shpirt.
Ku i dihet prej cilës parajse vjen e cili ferr ta pret shpirtin.

Jeto këtu në Tokë pra, jeto! Dhe bëhu shpirt, shpirt i dikujt që ka vend ta mbushë shpirtin plot! Ajo është parajsa më e sigurt që të pret.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ilir Meta përcjell falenderime nga burgu për votuesit e tij

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ilir Meta përcjell falenderime nga burgu për votuesit e tij

May 21, 2025

Nga Kim Mehmeti: Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve!

May 21, 2025

Nga Eliona Kodra Shkreli: Benet Beci, pas zgjedhjeve filloi hakmarrjen politike

May 21, 2025

Prokuroria e Fierit zhvilloi analizën e punës 1-vjeçare

May 21, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In