14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga Ornala Çuçi: Vizitojeni se do të superkënaqeni!

by News Albania
August 19, 2024
in Aktualitet
0
Nga Ornala Çuçi: Vizitojeni se do të superkënaqeni!
173
VIEWS
Share on Facebook

Skrapar, Gusht 2024

Një fundjavë e gjatë në Skrapar nuk është thjesht një arratisje nga përditshmëria, por një zhytje e thellë në shpirtin e natyrës. Se jemi hallakat të gjithë në Shalë, por pa provoni një herë Osumin në Gusht. Osumi nuk është veç për rafting.

Në këtë cep të virgjër të Shqipërisë, ku malet ngrihen si rojtarë të heshtur të lumit që rrjedh me ritmin e tij të përjetshëm, ndjen se edhe robi zbutet përpara prerjeve me thikë të malit si kanion, dhe bota merr frymë në një harmoni perfekte mes kanioneve, diellit dhe valëzimit të ujit, që vetëm këtu mund të përjetohet.

E gjithë kjo bukuri të përqafon dhe të thith në një realitet që është aq larg zhurmës dhe ngutjes së qyteteve, saqë çdo frymëmarrje duket e lirë, e pastër dhe e shenjtë. E kanë një lloj energjie ndryshe këto male, e Nuk di nëse është prej ketyre gjurmëve të Baba Abaz Aliut, por ta japin një ndjesi paqeje. Gjithçka ndalon – nuk ka zhurmë, nuk ka nxitim, vetëm tingujt e natyrës dhe pëshpëritjet e kanioneve që të mbrojnë nga bota e jashtme. Të qëndrosh këtu, në mes të këtij thesari natyror, është një përvojë që nuk mund të përshkruhet me fjalë – është një ndjesi që duhet të përjetohet.

Por si të shkosh? 161 km më të gjatë për tu përshkuar nga Tirana. Rruga e vetme ku më ka zënë makina, jo edhe aq nga kthesat, se sa nga evitimi me vendosshmeri i gropave që na I nxinë rrugën.

E megjithatë, ia vlen! Shumë!

E jo vetëm për natyrën. Për mikpritjen, në shtëpinë e Teta Hënës. Pasuria e kësaj nëne nuk rri vetëm në duart e saj të afta, por tek pastërtia dhe rregulli që e tejkalonte shumëfish moshën e saj e mbase edhe mundësinë trupore. Pastërtia e shtëpisë ishte aq e thellë dhe e përkryer, sa të dukej sikur çdo centimetër ishte një reflektim i një dashurie për jetën dhe për njerëzit që e kalojnë pragun e saj. Petullat e saj ishin një mekat i parezistueshëm – të shijshme dhe të buta. Nuk di se sa herë i ktheva sytë drejt tavolinës për të marrë edhe një tjetër, duke e ditur se ato petulla do të jenë një kujtim i ëmbël dhe i rëndë që do të më ndjekë gjatë gjithë verës. Mëkat me shije!

Pastaj Andi tek kantina buzë lumit. I riu që I shërben turizmit pa shkuar asnjë ditë në shtëpi në sezon. Aty rrotull ishim të vetmit shqiptarë. Francezët me sa duket ia kishin ndierë lezetin virgjerisë së këtij këndi mahnitës. Aty, tek ajo kantinë e vogël, kupton se shërbimin në turizëm e mban shpirti, jo bollëku.

E megjithatë, ky vend magjepsës kishte edhe hije të tij. Rrugët ishin gërryer per tu rregulluar ec e merre vesh kur, e një pluhur dukej se nuk do të ndalej kurrë së futuri në çdo pore të trupit. Poçat e rrugëve ishin aty, si dëshmi e një dëshire të paplotësuar për të bërë ndonjë shëtitje mbrëmjeve, por dritat e tyre nuk ndizeshin, duke lënë natën të shtrihej mbi rrugët e qytezës me një errësirë që nuk përputhej me hijeshinë e natyrës përreth – ironi e hidhur – mes gurgullimës së lumit dhe plururit zhuritës.

Por edhe në këto rrethana, natyra dhe njerëzit e Skraparit janë ato që triumfojnë. Në këtë vend ku çdo cep të fton të zbrazësh shpirtin nga streset e përditshme dhe të mbushesh me freskinë e malit dhe lumit, mëson se ndonjëherë, është mjaftueshëm të ndalosh dhe të shijosh çdo moment, pavarësisht të metave që mund të të shoqërojnë gjatë rrugës.

Vizitojeni se do të superkënaqeni!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In