Të dashur miq, demokrat dhe qytetarë opozitarë anembanë vëndit që po kalojmë një situatë tepër të vështirë, për shkak të zhvillimeve jo të lehta në kampin e selisë blu ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë një vendim mjaft të vështirë atë të largimit nga grupi parlamentar të ish liderit historik, Prof.Dr. Sali Berisha.
Nuk e kisha imagjinuar kurrë që ky vendim do merrej ndonjëherë nga kryetari i kësaj partie apo ndonjë forum tjetër brënda këtij subjekti por tashmë jemi para një fakti të kryer.
Unë politikën përveçse mision e konsideroj edhe pasion dhe pasioni im ishte të merrja pjesë në çdo fushatë elektorale që nga 2007 duke e konsideruar doktorin model për tu ndjekur, dhe pse në një moshe minorene ndryshimi ishte i dukshëm në realitetin që jetonim falë vullnetit dhe vizionit të doktorit ku ndryshimet ishin rrënjësore.
Unë nuk mund të shtirëm sikur nuk më dhëmb largimi i doktorit sepse ai ishte modeli dhe udhëheqësi im shpirtëror që çdokush i cili ndjek gjurmet e tij është njeriu më fatlum që merret me të bërit politikë në Shqipëri.
Nuk kam njohur një politikan i nivelit aq të lartë sa është Lulzim Basha i cili ruan tipare njerëzore dhe morale duke ditur përshtypjen që ne kemi për të gjithë aktorët politikë në vend apo botë.
Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Partinë Demokratike i kam parë dhe cilësuar si “Trininë e Shenjtë” në selinë blu.
Nuk jam në gjëndje të gjykoj vendimet dhe veprimet e asnjërës palë, koha do ta vërtetojë çdo dyshim që ka çdonjëri prej nesh nësë ishte vendim i drejtë apo jo.
Shqipëria ka 8 vjet që është në greminë e kapur nga mafia dhe rilindja është sekti më i ndyrë që ka pushtuar Shqipërinë.
E keqja më e madhe e këtij vëndi është Edi Rama dhe padyshim që nuk është as Basha as PD, DOKTORI JO dhe JO.
Në politikë njeriu nganjëherë është i detyruar të marrë vendime mjaft të vështira ku përcaktohen edhe fatet e vëndit dhe jo vetëm të individëve aq më pak kur vjen si kërkesë nga aleati kryesor SH.B.A dhe nëse vendimi që mori kryetari i PD mbrëmë e largon përfundimisht Edi Ramën duke i sjellë fitoren demokratëve brënda 6-12 apo 18 muajsh mund të përligjet nga të gjithë ne, mbase të bekohet edhe nga vetë doktori, një vendim përsonal të cilit i ka dalë për zot duke mbrojtur interesin e Partisë Demokratike sipas gjykimit të tij.
Gjithsesi Partia Demokratike është aset kombëtar, fati i Partisë Demokratike sot është edhe fati i Shqipërisë nesër.
Sali Berisha është në një betejë për dinjitetin e tij sot siç mund të jetë Basha apo dikush tjetër nesër ose mund të jem unë vetë përsonalisht pasi jetës nuk i dihet asnjëherë, prandaj siç e kam theksuar edhe më parë mbështetja ime në këtë betejë për doktorin vazhdon të jetë e njejtë dhe maksimale.
ZOTI i bekoftë demokratët kudo që janë në misionin e tyre për largimin e Edi Ramës.
Nga Oligert Musta