“Vilat e Gaz Bardhit”
NGA OLIGERT MUSTA
Më kujtohet që ishim në ditët e fundit të ndërrimit të vitit 2019 ku vëndin e kishte gjunjëzuar termeti i nëntorit dhe të demtuarit ishin në një kolaps të vërtet sepse ai termet përveç fatkeqësisë që prodhoj në jetë njerëzish dhe dëme të konsiderueshme materiale, na faktoj që shteti Shqiptar ekziston vetëm në letra dhe bën të fortin me më të dobëtin, por kur realisht ky shtet që mbahet me taksat tona na duhet më shumë se kurrë në rastet e emergjencave civile dhe katastrofave natyrore aty kupton se je në mëshirë të fatit sepse asnje institucion nuk ka mjetet më minimale dhe burimet njerëzore për të përballuar të tillë fatkeqësie.
Disa banorë të zonës së Thumanës ishin shpërngulur në një nga hotelet e Lezhës dhe qeveria u kishte dhënë ultimatum që pas datës 3 Janar duhet të lironin hotelin dhe të merrnin bonusin e qerasë që ishte një vlerë qesharake vetëm 30mijë lekë të vjetra ose e thënë ndryshe me aq lek mund të bleje vetëm 1 bukë në ditë.
Duke qenë se ne mbanim kontakte të përditshme me banorët ata kërkuan të takonin përfaqësuesit e PD, tashmë opozita pavarësisht se ishte një rast fatkeqësie duhej të përfshihej për ti’u ardhur në ndihmë banorëve si mjet presioni ndaj qeverisë sepse nuk po gjenin zgjidhje ku ata kërkonin një strehë për të futur kokën.
Kështu u iniciua takimi me përfaqësuesit e PD ku ishte sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi me një grup deputetësh.
Në atë takim kishte banorë që kishin humbur familjarët e tyre, banesat, sende me vlerë dhe me pak fjalë ishin në qiell të hapur, dhe kuptohej nervozizmi që kishin ndaj pushtetit në tërësi por dhe situatës ku gjendeshin.
Pasi morën fjalën dhjetëra banore ku ankoheshin se ishin lënë në mëshirë të fatit, të pa strehë dhe të harruar nga qeveria, një nga banorët merr fjalën dhe i drejtohet z.Bardhi:
-Ju politikanët që keni vila në bregdet përse nuk na merrni ne për të na strehuar, përse nuk më merr mua me familjen time që të mbarojë kjo vuajtje? Çfarë të bëj me 30mijë lek, ku ta gjej shtëpinë me qera, më merr tek vila jote.
Gazi pasi e dëgjoj me një qetësi admiruese ju përgjigj:
-Do kisha shumë dëshirë të kisha plot vila dhe shtëpi që të ju sistemoja, por fatkeqësisht kam vetëm një shtëpi të vogel 1+1. Unë jam i gatshëm ta liroj për cilëndo familje që është në nevojë me 3-4 pjesëtar të familjes së tij dhe do iki të jetoj me prinderit derisa ajo familje të sistemohet.
Pas një qetësie 30 sekondëshe dikush nga banorët i tha:
-Sa të bëhesh ministër se do ua kalosh edhe këtyre me vila.
Përsëri me një qetësi të matur përgjigjia ishte:
-Në fakt kam qenë ministër për një periudhë dhe shkova me idenë për të shërbyer dhe jo për tu korruptuar, sepse në atë ministri gjeta një dosje korrupsioni të cilën e denoncova dhe sot që po flasim prokuroria ka pushuar hetimet. Shumë mirë me ato lek do ishte zgjidhur halli juaj por nuk jemi këtu për këtë pjesë sepse juve ju ka zënë një rrezik i dyfishtë dhe unë nuk bëj dot politikë me këtë tragjedi, jemi këtu për tu gjendur pranë jush, për ti’u mbështetur dhe ndihmuar me sa mundësi të kemi. Shumë mirë mund të kisha marrë rryshfet dhe nuk do e denoncoja skandalin, por unë nuk jam ai lloji politikani dhe nuk do jem sepse jam mësuar me një traditë familjare ku çdo gjë arrihet me meritë.
E solla këtë histori në vëmendje sot për dy arsye, ku njëra është perceptimi që opinioni publik ka për politikën në tërësi dhe e dyta ku njerëzit e fisshëm çfarëdo pozicioni të kenë, çfarëdo akuze tu bëhet e kanë ballin lart sepse janë faqebardhë me veprimet dhe arritjet e tyre.
Sulmet që po i bëhen sot Gaz Bardhit në një masë aq të gjërë dhe hera herës të kordinuara, nuk e bëjnë se e kanë përsonalisht me Gazin si individ, as me Gazin si sekretar i përgjithshëm por ata sulmojnë “MODELIN” e Gazment Bardhit.
Një individ që del me rezultate të shkëlqyera, që rritet profesionalisht në bazë të aftësive të tij, që rritet politikisht falë punës dhe përkushtimit të tij, sot nuk është një model që fatkeqësisht përqafohet nga shoqëria jonë.
Disa njerëz që nuk më njohin mua dhe Gazin do mendojnë se po i servilosem këtij të fundit, ata që na njohin të dyve e kuptojnë se këtë shkrim e kam bërë vetëm për të mbrojtur modelin e suksesit që përfaqëson Gazment Bardhi dhe që duhet të jetë një model i zgjeruar në partinë demokratike.
Duke u nisur nga ky model dhe nga sulme që vijnë brënda antarëve të familjes sonë të madhe mbi përgjegjësitë që ka sekretari i përgjithshëm, duke kuptuar edhe gjëndjen e tyre sa herë ka garë ku një palë është fituese dhe një palë humbëse, ku dikush gëzon dhe dikush hidhëron ndaj bindjen e plotë se Gazment Bardhi në atë pozicion ka vetëm një laps pa gomë, ku me laps i shënohet kontributi i tij në familjen tonë të madhe demokrate dhe askujt nuk i fshihet, dhe nëse nuk je i përfshirë në një organ vendim marrës kjo nuk do të thotë që nuk je i vlefshëm për PD apo se mundi dhe kontributi yt nuk është njohur.
Partia Demokratike është një aset kombëtar, vetë PD ka disa asete të brëndshme që jo vetëm duhet ti ruajë por duhet të kujdeset edhe që ti promovojë sidomos të rinjtë si Gazment Bardhi që duhet rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm por edhe kryesia e Partisë Demokratike duhet riformatuar me të reja dhe të rinjë që janë të mirëshkolluar, të pa korruptuar dhe politikën e kanë pasion për ti’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe devotshmëri.
Energjitë tona duhet të bashkohen vetëm kundër regjimit kriminal që ka ndërtuar Edi Rama, ky bashkim është shpresa që vlerat të triumfojnë kundër antivlerave që sot qeverisin vëndin, dhe Gazment Bardhi e ka vërtetuar që është vlerë e shtuar në PD por edhe shoqërisë Shqiptare.