Zjarr mbi trupat tanë
Mos ma rrit temperaturën se jashtë bota u kallë në flakë,
po u ndez zjarri ynë e dashur shpirtra do djegë, jo shkarpa.
Me çfarë ta shuajë burbullimën e gjoksit tënd të harbuar,
cika stralli sytë e m’i do verbohen nga shkrepëtimat e tua në shtrat.
O përvëlimë që duart m’i pjek si gacat ngjitur në lëkurë,
buzët përzhiten nga kafshimet e tua si shushunjë ngulur,
nga qafa më shkëputesh e nginjur me gjakun e venës sime,
e pangopur me mua bubullin nëpër ajër, zjarrin çon në qiell.
Rrëshqas këmbëve të tua të gjejë një strehë të mbrojë kokën,
etjen shuaj në burimin kristal të kërthizës tënde,
përbindësh bëhem të gllabëroj flakët e kurmit tënd,
eshtrat mbeten si shtiza në bedenat e netëve pasionante.