Të përjetshëm
Ata jetojnë tashmë botën e përjetësisë. Të paharruarit Edi dhe Mihal Luarasi kanë mbetur në zemrën time pasi kanë qenë kumbarët e puntatës së parë të ciklit të emisioneve “Bashkëshortët” në A1 Tv.
Edi me atë krenarinë e saj kundërshtoi, por fjalët e profesor Mihalit e bindën.
-Edi e dashur është emisioni i parë, nuk do ta ndihmojmë djalin.
Na pritën në shtëpinë e tyre.Kur mbaruam i putha dorën, ajo ballin. U krijua një lidhje. Profesori duke u njohur me pasionin tim për teatrin më kërkoi ti jepja diçka për të lexuar.
Sapo kisha mbaruar dramën “Flakët e shpirtit”. Nuk kaluan shumë ditë. Më merr telefon të pinim kafe. Pa u ulur më thotë :
- Drama e bukur! Vrasja e kumbullës skenë brilante.
Kjo dramë u luajt në teatrin e Durrësit.
Sot ata nuk janë mes nesh fizikisht, por janë të bukur në kujtimet tona.
I paharruar kujtimi i miqve të mirë.













