Nuk mund të të shkruaja Mateo…
Nuk munda të gjeja dot ca fjalë nga zemra,
të shkruaja për ty Mateo vargje mirësie.
Më vranë sytë e ty të qeshur si vetë drita,
që honet zezona i rrëmbyen tek e tatëpjeta.
Nuk munda dhe shpirti klithi si zogu i vrarë,
ti ishe fëmijë dhe buzëqeshjen ta kisha parë,
Të gjithë vogëlushët kanë veç një botë në sy,
është deti kaltërosh me ëndrra që iu fle aty.
Të gjithë pyesin se ku u gabua me Mateon?
Ironi e fati se në heshtje me dhjetëra Mateo lëngojnë,
vetëm humbja e jetës na zgjon nga gjumi letargjik,
shajmë njeri-tjetrin, nuk e mohojmë që kemi frikë.
Por Mateo nuk do të kthehet më në rrugëtim,
të tjerë shok do ecin të mbushur me trishtim.
Iku një vogëlush nga kjo botë, e vranë një trim,
kjo botë për pak ditë do të jetë e zhytur në pikëllim.
Do ta harrojnë shpejt Mateon,
se koha është e lugatëve….