Bota jonë
Është një botë ku frikë nuk do të kemi asnjëherë,
të largohemi nga sytë e të tjerëve e mbyllim atë derë.
As të ndërrojmë rrugën e të zhdukemi si dy frikacakë,
atje do të jetojmë si jeton trupi me të ngrohtin gjak.
Pa do të qeshim dhe do të rendim të dy si të marrë,
do të harrojmë sa net kemi gdhirë bashkë duke qarë.
Atje gjithçka do të jetë e jona, askujt tjetër, më beso,
atëherë e di që me shpirt do më thuash “Dashuro!”.
Është një botë që një ditë do hipim në trenin e ikjes,
dhe dritës së shpirtit nuk do ia kemi frikën e fikjes.
Sytë e dashurisë do të ndriçojnë çdo ngjyrë të natës,
atë botë do të jemi të dashuruarit e zjarrit dhe flakës .