Bledi Shishmani, artisti elbasanas surprizon Fest 59 me “ Vajzë”
Nga : Miranda Sadiku
Bledi Shishmani,e kush nuk e njeh këtë djalë karizmatik të Onufrit, më pas “ legjendën e Akullthyes” ( kompozitor dhe autor) që bëri jehonë në rininë shqiptare, e më pas të riun e Akdemisë së Arteve në Tiranë! Padyshim të gjithë rinia elbsanase dhe jo vetëm. Sot Ai pas kompozimeve të mrekullueshme të “ Akullthyesit”, rikthehet në Tiranën e Madhe, në skenën e madhe të Festivalit me një tekst kuptimplotë për të gjitha moshat. I këndohet femrës, bukurisë më të madhe që natyra i ka dhuruar njerëzimit, vargjet e të cilave i kanë rezistuar dhe do ti rezistojnë kohërave.
Bledi një djalë i formuar profesionalisht si shumë artistë vendosi që herët të largohet nga vendi i tij, për një jetë më të mirë, por edhe për një profesionalizëm akoma më të mirë. Një pianist i shkëlqyer, ku edhe vazhdon të jetë i tillë, Bledi është një nga ato artista që respektojnë dhe vlerësojnë artin dhe të bukurën në përgjithësi.
“ Akullthyesit” grupi i krijuar në vitin 1989 me kompozitor Bledi Shishmani bëri jehonë dhe vazhdon të jetë jehonë edhe në ditët e sotme ku ngjyrat e artit kanë ndryshuar dukshëm.Sot, Bledi jeton në Itali, pasi përfundoi Artet në Tiranë, sërisht iu rikthye studimit, ku edhe një herë studio Konsevatorin për Piano dhe Laurën për Didaktikë Muzikore. Sot, ai është mësues i lëndës së muzikës në shkollën e mesme në qytetin ku edhe jeton, Pavia. Kur ai vjen për pak kohë në qytetin e tij të lindjes, Elbasani, miqtë, shokët, presim me shumë dëshirë të konsumojnë një kafe me Bledin, artistin e qytetit të tyre. Kjo është një vlerë, që si e thotë vetë Bledi, mirënjohja i takon familjes së tij, për kulturën muzikore dhe sjelljen që i kanë dhënë që në vogëli.
Muzika dhe teksti i krijuar nga vetë Bledi, “ Vajzë” do të vijë në skenën e Fest59 në RTSH nga këngëtari i talentuar i skenës shqiptare, Florent Abrashi.
Në një intervistë, Bledi me modestinë e tij, ka folur jo vetëm për tekstet e bukura që ai vetë i krijon, por edhe për grupin e krijuar nga vetë ai “ Akullthyesit”, si edhe për Festivalin që ngrin siparin së shpejti në kryeqytet.
- Pasioni juaj tekstet e kengeve dhe jo vetem, mesa shoh te pelqen te shkruash vargje.
- Te them te drejten kjo nevoje ka lindur shume vone. Ne vitet e para te krijimtarise time muzikore, me mjaftonte te jepja nje ide dhe ti tregoja poeteve cfare me kishte frymezuar per te shkruar melodine e nje kenge, dhe me pas ishin ata qe jepnin forme idese fillestare.
Dua te shtoj qe kam pasur fat te punoj me poete mjaft te vlefshem qe ne fillim:Gentjan Haxhiademi,Florenc Lamcja,Merita Cela dhe autorja me e pranishme e kengeve te grupit Akullthyesti Laureta Prelaj.
Duke kaluar vite fillova te hedh ne vargje pervojen qe jeta te jep dhe mora guximin te prezantohem dhe si autor tekstesh dhe jo vetem si kompozitor. - Vjen nga nje familje me vlera ne Elbasan, kush ta ka dhene suportin kryesor?
- Faleminderit per pyetjen.
Mbeshtetjen me te madhe e kam pasur pikerisht nga familjaret e mij.
Prinderit,vellai,xhaxhai im Niku dhe Olti,djali i xhaxhait qe eshte dhe autor i nje momenti shume te bukur te kenges “Vrasje ne erresire” megjithese nuk e ka emrin tek autoret. :))
Mbaj mend dhe momentin kur me ka kenduar kete motiv. Ishim pikerisht perpara Markates ne Elbasan.
Me kane ndihmuar tezja ime Lora dhe daja im Llambi qe kane qene sponsorat e pare te grupit dhe kane mbeshtetur ekonomikisht krijimin e albumit te pare te grupit Akullthyuesit.
Dua te them me kete qe asnje nga ne nuk mund te ece perpara pa patur ndihmen e familes apo miqve. - Ne familje, kush eshte pika juaj e dobet?
- Djali im Bjorn dhe prinderit.
- Pse zgjodhet pikerisht Florent Abrashin, te kendoj kengen tuaj?
- Florent Abrashi eshte nje nder zerat me te njohur dhe te bukur shqiptare.
Nje njeri me vlera te larta dhe te them te drejten ka qene ai qe ka zgjedhur kengen,dhe jam shume i kenaqur per kete.
Aftesia e tij per t’ju pershtatur shume zhanrave muzikore dhe cilesia e interpretimit direkt ne skene, me shtyu qe te kembengul per zgjedhjen e tij. - Titulli, “ Vajze”, pse “ Vajze’?
- Vajzat jane jeta,pa vajzat nuk do te kishim as djemt.
Vajzat kane aftesine te ndryshojne dhe formen e te menduarit te nje djali.
Fatkeqesisht ne “djemt” arrijme te mendojme si vajzat ne moshe te madhe, mbas 40 viteve te para te jetes.
Nese do te ishim te afte te mendonim si vajzat qe ne moshe te vogel, do te kishim parajsen dhe mbi toke. - A ju pelqejne kenget e viteve te fundit, sjelle nga autore dhe kengetare te rinj?
- Te them te drejten nuk e ndjek shume muziken e re shqiptare sepse jetoj nje realitet tjeter por ne raste qe kam pasur mundesi ta ndjek me pelqen shume.
Autore dhe kengetar si Flori Mumajesi, Gjergj Kacinari, Orgesa Zaimi, Noizy, Kamela Islamaj, Fifi dhe sigurisht kengetari me i madh shqiptar dhe nje me te medhenjte ne rrymen Rock dhe ne bote Eugent Bushpepa te lene te kuptosh qe ne Shqiperi ka nje dashuri te madhe per muziken dhe ka shume cilesi.
Nuk kane asgje me pak se sa kengetaret me te njohur sot ne skenen nderkombetare. - Ke do te vleresonit nga kenget dhe kendetaret, e pas viteve ’1995 – 2020?
- Jane shume emrat qe do te me pelqente te permendja.
Une mbetem shume i lidhur me vitet dhe me muzikante te nivelit te Ardit Gjebrea, Shpetim Saraci, Bledar Sejko, Elton Deda, Jetmir Barbullushi, Redon Makashi,Gentjan Myftaraj, Djemt e Detit, Alma Bektashi, Aurela Gace, Ritfolk, Aleksander Gjoka, West Side Family, Ilir Sokoli, Bojken Lako , Arjan Gjici, Edmond Rrapi , Alban Skenderaj dhe shume e shume te tjere me te cilet kam patur fatin e madh dhe te shkembej dy fjale pervec skenave. - “ Akullthuesit”, nje grup qe i dha jehone rinise. Fansat ju presin. A do te rikthehet?
- Akullthyesit mbeten momenti me i rendesishem i jetes time muzikore por do te me pelqente te mbetej ne kujtimet e mija.
Nuk eshte me e mundur te prezantohemi si “Djemt” e dikurshem dhe mendoj qe me mire nje kujtim i bukur se sa nje realitet i fishkur.
Kemi baskepunuar bashke per 30 vjet dhe ka ardhur momenti te shohim horizonte te reja por duke mbajtur fort ne mendje cfare kemi qene. - Mendimi juaj personal per Fest 59?
- Me pelqen shume ky Festival.
Eshte i larmishem dhe me shume cilesi. Me pelqejne te gjitha kenget. Cdonjera prej tyre ka personalitetin e saj dhe interpretimet jane shume te arritura.
Kam vetem nje mendim qe dua te shpreh persa i perket “Eurovizionit”.
Kam frike se me kalimin e viteve do te jemi akoma me shume te ndikuar nga Eurovizioni.
Nuk me duket e drejte qe flitet shume se cila do te jete kenga qe do te shkoje ne Eurovizion se sa cila do te jete kënga qe do të fitojë Festivalin Kombëtar Shqiptar.
Mos harrojme qe Festivali yne eshte Festivali i dyte ne bote per tradite mbas festivalit te Sanremos.
Shume kengetare dhe autore me origjine shqiptare kane ngjitur skenat nderkombetare si Dua Lipa, Bebe Rexha etj,por nuk kane patur nevojen per te shkuar ne Eurovision por ne baze te cilesise te punes se tyre. - Vini shpesh ne vendin tuaj te lindjes?
- Me vjen keq sepse u bera shume vite pa ardhur ne Shqiperi.
Kur jeton ne emigracion shpesh duhet te harrosh cfare do te thote “pushime” dhe te punosh me shume se tjeret dhe kjo ka bere qe te jem pak i pranishem.
Duke i uruar qytetarit elbasans suksese në këtë performancë në Festival jam e bindur se të gjithë artistët e Elbasanit por jo vetëm do të votojnë “ Vajza”, si një performancë e shkëlqyer e artistit Bledi Shishmani.