13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Mimoza Hafizi: Ne mundemi!

by News Albania
27/07/2020
in Opinion
0
31
VIEWS
Share on Facebook

NE MUNDEMI !
Falenderoj gjithkënd që me diskutimet e propozimet u bë pjesë e alternativës sime për Rektore të UT!
Institucioni ynë ndodhet në periudhën më të vështirë të historisë së vet, i shtyrë në një rrugë pa krye nga njerëz dhe grupe abuzive. Kjo situatë më thirri në këtë garë, për të qëmtuar e gjetur bashkërisht çdo argument pozitiv a optimist, në amullinë, mosbesimin e pesimizmin që na ka zënë.
Po, MUNDET që universiteti ynë të jetë ndryshe. Të na krijojë kushte më të mira pune, të shpërblejë me paga më të larta, të frymëzojë punën cilësore në auditor, programe më të dobishme studimi e diploma më të mira për studentët tanë, të mbështesë kërkimin shkencor me fonde individuale për secilin, me financime projektesh pa procedura penguese burokratike, të lehtësojë pjesëmarrjen tonë në projekte kombëtare e ndërkombëtare, t’i çelë rrugën e karrierës pedagogëve të rinj, të nxisë çdo nismë që sjell të ardhura e krijon impakt e imazh në shoqëri. Universiteti ynë mund të jetë vendi ku gjithësecili të ndihet krijues e kërkues, i lirë në akademizmin e vet, i pakërcënuar në vendin e punës, i pandrydhur nga diktati i pushtetit të shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.
Është e PAMUNDUR që një frymë të tillë ta sjellin autorët e gjendjes ku ndodhemi sot, e as bashkëpunëtorët e tyre. Ata veçse po riciklojnë veten zgjedhje pas zgjedhjesh, me moton “mbreti vdiq, rroftë mbreti”, duke ëndërruar të sundojnë brez pas brezi në një terren që nuk është i tyri, por është prona jonë e përbashkët. Ata bëjnë programe e premtime, por kurrë nuk japin llogari. Zihen e përplasen në mbledhje hermetike, por asnjëherë nuk bëjnë transparencë përballë pedagogëve, departamenteve, asambleve të fakuteteve. Çfarë vlere ka sjellë senati, ku ata sunduan e bllokuan jetën universitare? Cilat ishin strategjitë e tyre për programet, shkollat doktorale, hapësirat virtuale digjitale, revistat, tekstet, projektet shkencore, përmirësimin e të ardhurave e kushteve tona të punës? Asnjë! Paligjshmëria, sherret e bllokimet kanë qenë inovacioni më i madh që i sollën jetës sonë universitare.
Bashkë me të gjithë ata që mbajnë peshën e këtij universiteti, UNË MUNDEM!
Përmes një qeverisjeje në shërbim të çdo pedagogu e studenti, e jo të interesave meskine, një qeverisjeje të decentralizuar, me kompetenca për personelin akademik, respektuese ndaj ligjit, transparente e pranë pedagogëve, departamenteve, asambleve, larg çdo ndikimi politik, vizionare e dashamirëse për të sjellë unitet, mirëkuptim e bashkëpunim.
MUNDEM me të gjithë përkushtimin tim, energjinë, dijen, përvojën e gjatë akademike, lidhjen e ngushtë me qendrat kërkimore ndërkombëtare, ndershmërinë profesionale e shkencore, integritetin moral dhe lirinë e plotë nga çdo klan apo grup interesash të pandershme.
Së bashku Ne MUNDEMI e do t’i japim vlera dhe dinjitet universitetit tonë. Ky është dinjiteti dhe përgjegjësia e secilit prej nesh.
E gjithë shoqëria arsimdashëse shqiptare i ka sytë tek Universiteti i Tiranës.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania