Ne Brezi i Tretë!
Përshëndetje Vëllezër dhe Motrat e Mija!
Ne Brezi i Tretë, Themija, Liria, Andrea, Unë Mihali, Nikolla, dhe bashkë me Ne lidhur si mishi me thoin Uani, Drita, Trifoni, Miti, Fatmira, qe kemi dale ne pension, u falenderojmë për respektin që tregoni ndaj Nesh dhe thellësisht nga zemra Urojmë shëndet të mirë, lumturi, zemrat e gëzuara dhe të kaloni ditë sa më të bukura!
Motra dhe vëllezërit e mij të shtrenjtë!
Jeta nuk mund të të jap dhuratë më të çmuar, se sa bukurinë e përkryer të kësaj lidhje gjaku të Artë!
Gjykoj se kjo lidhje është margaritar, është një Yll shprese kur mendon se je shuar, është si hëna që ndriçon natën, është diell se i jep ndriçim shpirtit!
Këto gjithkush i ka provuar, por për vet specifikat e punës e kam ndjerë shumë dhe ju më keni dhënë shpirtërisht gjithçka të mirë. U kam dashur, u dua dhe do tu dua akoma më shumë.
Gjatë gjithë jetës, kudo jam akomoduar, si në Mirditë, Gjirokastër e këtu në vendlindje, nuk më ze gjumi pa u lutur për secilin nga Ju.
Kur shpërndajnë dritën e syve dy miq të vërtet, atë hapësirë e mbulojnë rrezet më të ngrohta të shpirtit e zemrës… aty shkrihet çdo copëz e akullt, e bashkë me të edhe çdo lloj hije gri… aty valorizohen ngjyrat më të bukura… ngjyrat më të gëzuara… më madhështore të jetës… aty stacionohen buzëqeshja dhe gëzimi… aty bën folenë vetë BUKURIA HYJNORE. Ngrënia e bukës bashkë i ndjen akoma më shumë njerëzit.
Thoshte i pari, sa më shumë rritesh e shtigje vështirësie kalon, aq më shumë mëson dhe i kupton fenomenet që has në ecje e sipër!
Përse ndodh që në sytë e të tjerëve jeta jote duket vetëm e suksesëshme, e begatë, e bukur, kur në fakt më mirë se vet askush nuk e din?!.
Nuk ka pasuri më të madhe kur lumturohesh me Jetën me të cilën je mësuar.
Nuk ka asnjë vlerë pasuria materiale para qetësisë shpirtërore kur jetën e ke ndërtuar me sakrifica e ke ecur me këmbët e tua.
Nuk ka pasuri më të madhe edhe kur ke miq e lidhje gjaku të vërtetë, pa interes e të sinqertë me të cilët të bisedosh shumë pastër, është një gëzim i vërtetë që të shton jetë.
Eshtë shumë e rëndësishme që të mos dimë çmimin, por të dime vlerën e gjithçkaje.
Edhe më i pasuri i botës, punëson njerëz për të zhvilluar aktivitetin e tij, punëson njerëz për ti shërbyer si shofer, boduguard për ta ruajtur nga sulmet e jashtëme, ti mbajë ombrellën për të mos e lagur shiu, pastruese, etj.
Por ama Një gjë nuk e bën dot.
Nuk paguan dot njeri që heq hallet që ka mbi shpinë, e sidomos të heq sëmundjen që e ka pllakosur.
Prandaj, nuk ka pasuri më të madhe se sa Respekti e Dashuria për Jetën, për njeri tjetrin që është shumë e rëndësishme.
Shpesh gjyshja jonë më thoshte, -Të vlerësojmë prindërit, familjen e gjithkend që na lidh gjaku e na rrethon. Duaji njerëzit që Zoti ti ka dhënë të të jenë pranë, ikin nga kjo botë e nuk ke ku i gjen më.
Mbarësi ju uroj!
Zoti tu bekoj!
Mihal MONKA, Lushnje më 28.08.2022
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)