14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Mihal Monka: Kur zemra lëndohet, kur ke një peng që nuk hiqet nga shpirti!

by News Albania
20/03/2022
in Kronikë
0
Nga Mihal Monka: Kur zemra lëndohet, kur ke një peng që nuk hiqet nga shpirti!
125
VIEWS
Share on Facebook

Kur zemra lendohet, kur ke nje peng qe nuk hiqet nga shpirti!

Kush duhet të reagojë dhe kur?!.
Flet një zemër e lënduar, por e pastër dhe e mbushur plot me shpres se diçka e mirë do të bëhet për këtë vend!
Gjithkush le të ballafaqohet!
Zyrë, pa e ditur askush në vitin e mbrapshtë 1997 kishim shtëpinë, dhe në mes plumbash edhe natën me shokë nuk linim ngjarje pa evidentuar e tavolinë pune kishim këtë bllok ku ishin të fiksuara detyrat e policisë gjyqsore e vepronim edhe me këto atribute konform ligjit!
E dikush që vazhdon punën sot, rrinte në zyra e kur delnin në mëngjes me sytë e fryrë, bashkëshortet u qanin hallet se po na lodhen burrat, e ata luanin edhe bixhos!
Kjo metodë ka qënë në gjithë karrierën, edhe në funksione drejtuese!
Duke pasur objektiva te qarta, në vitin 2000 e më pas, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të qënieve njerëzore në tërësi, e të femrave për prostitucion në veçanti, u përpunua një plan strategjik.
Për këtë vit u bë një punë kolosale nga të gjitha strukturat e policisë e kryesisht nga ispektorët e policisë së rendit, duke evidentuar realisht gjëndjen, u krijua një tabllo me evidenca të plota të viktimave dhe autorëve të mundshëm të implikuar në këtë trafik nga viti 1991 e vazhdim, si dhe familjeve që shprehnin shqetësim për fatin e fëmijëve të tyre.

Veçoritë e trafikimit të femrave për qëllime prostutucioni në Qarkun e Fierit, i ka analizuar në mënyrë shkencore z.Xhavit Shala, në librin e botuar në vitin 2003, “Siguria kombëtare dhe sftidat e integrimit “, faqe 30-57. Në të jepen në mënyrë analitike shkaqet e trafikut të femrave për qëllime prostitucioni në këtë qark, aspekte të dinamikës së trafikut të qënieve njerëzore për qëllime prostitucioni, trafikun e femrave të huaja, karakteristikat e grupeve kriminale, parandalimi dhe lufta kundër trafikut të femrave me qëllim prostitucioni, duke dhënë edhe rekomandime e rrugzgjidhje të mundëshme.

Strukturat e policisë ndër vite, sidomos pas viteve 1997, kanë zhvilluar një luftë pa kompromis kundër trafikut të qënieve njerëzore, e kryesisht të femrave për prostitucion, gjatë së cilës, një pjesë e mirë e specialistëve kanë fituar një eksperiencë, duke pasuruar albumin e veprimtarisë së policisë ndaj elementëve të krimit të organizuar.
Për atë periudhë, mediat dhe shtypi kanë pasqyruar mjaftë aktivitete të frytshme, me një angazhim total të të gjitha strukturave, shtetërore, pushtetit lokal, kryesisht të organizatave jo qeveritare, veçanërisht ato të grave, për një pjesmarrje më të gjërë e efektive në rehabilitimin e trajtimin e viktimave të trafikut, sigurimin e jetës së tyre e familjeve të kërcënuara.
Trafikantët kanë bërë e bëjnë gjith atë punë për të arritur qëllimin final. Po shoqëria në tërësi, strukturat e saj e aq më tepër organet e administratës shtetërore, kryesisht ato të specializuara anti trafik, ç’duhet të bëjnë për t’iu kundërvënë kësaj veprimtarie?

Me një mbështjetje maksimale edhe të Prokurorive të rretheve Fier e Lushnje, dhe kryesisht të Prokurorit z. Ilirian Muho, nisur nga kjo përgjegjësi e kohës gjatë viteve 1999-2002 u bë një punë e organizuar, duke marrë kontakt direkt me familjet dhe viktimat e trafikut kryesisht ato të prostitucionit, ose edhe për fëmijët që nuk dinin se ku ishin, si nga qarku i Fierit, rrethe të tjera të Shqipërisë, dhe të huaja, si moldave, rumune, ukrainase etj, specialistët e policisë kriminale përfituan një përvojë të frytshme, si në gjetjen nëpër hotele, motele etj, ashtu edhe në investigimin e tyre. Specialistët antikrim liruan 2 zyra, i paisën me kushte modeste për akomodimin e viktimave me shtetësi të huaj.
Për një periudhë, asnjë strukturë shtetërore nuk merrte përgjegjësinë për interesim, bile edhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë, njoftoheshin ambasadat respektive, dhe ne ndodheshim para një qëndrimi indiferent të tyre. Elementë nga jashtë, ishin të lidhur me elementë të inkriminuar brënda policisë, të cilët bënin përpjekje për ti ”rrëmbyer” këto viktima. U desh lidhja me IOM dhe ky problem gjeti zgjidhje mjaftë të efekëshme.

Gjithë kjo punë solli si domosdoshmëri, projektimin dhe ndërtimin në mjediset e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier: “Qëndra e pritjes dhe e mbrojtjes së viktimave“, të cilën e argumenton mjaftë mirë Z.Xhavit Shala në librin e sipërm. Ja si e argumenton autori i librit: “ Arsyeja që u ngrit brënda territorit të policisë ishte se këtu siguroheshin garanci maksimale për jetën e viktimave. Në mjedise të tjera do të kërkonte shumë shpenzime për forca e mjete, që për momentin nuk mund t’i siguronim. Për ngritjen e kësaj qëndre duhej një fond prej dymbëdhjet mijë dollarësh.
Për sigurimin e saj u zhvillua një fushatë sensibilizuese në radhët e komunitetit dhe të biznesmenëve fierakë, të cilët u treguan menjëherë të gatshëm të financonin këtë projekt. Kjo në një fare mënyre, tregonte interesimin dhe përgjegjësinë e komunitetit për të mbështetur policinë në luftë kundër trafikut të femrave me qëllim ushtrim prostitucioni “.
Ngritja e kësaj qëndre ndihmoi veprimtarinë institucionale të policisë në mjaft drejtime, dhe konkretisht:
●Ishte pikë kontakti institucionale e strukturave anti krim me atë pjesë të komunitetit në nevojë, që është objekt i sulmit kriminal. Pra, lidhte pazhgjidhmërisht policinë me komunitetin.
●Ajo krijonte siguri dhe besim absolut tek policia, një front unik në luftë kundër kriminalitetit në tërësi, e trafiqeve në veçanti, që për Shqipërinë edhe sot është një problem i mprehtë social.
●Rriste maksimalisht përgjegjësinë e të gjitha strukturave policore, si në drejtim të formimit etiko-profesional e juridik, ashtu dhe në përforcimin e ndjenjës solidare dhe humane në trajtimin e viktimave të krimit, padiskutushmërisht, edhe urrejtjen ndaj fenomenit. Mjaft nga pjestarët e mrekullushem të efektivit policisë, duke mësuar edhe drejtpërdrejtë tragjeditë që kishte përshkruar jetën e viktimave, me sinqeritet e dhimsuri, tregonin kujdes të veçantë që ato mos t’i cënonte askush, e për plotësimin e nevojave, kishte raste që financonin nga buka e fëmijëve. Ndihmonte edhe për probleme proçeduariale, sigurie, administrative, humanitare etj, që janë përshkruar në librin e sipërm.

Vetëm për 2 (dy) vjet janë investiguar mbi 830 viktima të trafikut të qënieve njerëzore, dhe për ne që punuam drejtëpërdrejtë është vlerësuar edhe si “minierë ari” në konceptin e sigurimit të informacionit për veprimtarinë e grupeve më potenciale kriminale si brenda e jashtë vendit, për vendodhjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, vendqëndrimin e skafeve për trasportimin e tyre, drogës etj.
Me përgjegjësi, bënim shoqërimin e viktimave të trafikut nga portet e aeroportet për në këtë qëndër e më pas në banesë, edhe këtu merrnim masa rigoroze për sigurimin e jetës së tyre dhe të familjeve, e nevoja të ndryshme në trajtimin psikollogjik, shëndetsor etj. Vetëm për vitin 2001 janë proçeduar 54 raste, me 57 viktima e 107 autorë, ndaluar e arrestuar në atë kohë 52, pjesa tjetër shpallur në kërkim, masa minimale e dënimit është 7 vjet.
Nga statistikat, vetëm për vitin 2001 numri i autorëve proçeduar është më i madh se i atyre të proçeduar në vitet 1992-1999 të marra së bashku, kurse për tremujorin e parë të vitit 2002 janë proçeduar e arrestuar sa 1/5 në shkallë Republike, bile dhe grupe kriminale të rrezikshme, dhe kriminaliteti me të gjithë tendencat ishte sa 1/9 në shkallë republike.
Si rezultat i punës këmbëngulëse, u rrit besimi tek policia nga ajo pjesë e komunitetit të cënuar nga ky trafik, duke denoncuar me guxim e shpjeguar me realizëm tragjeditë që kishin pësuar dhe vetëm për vitin 2001 e tremujorin e parë të vitit 2002 nga Policia e Qarkut Fier janë gjetur mbi 8 femra që familjet e tyre nuk i dinin mbi 4-8 vjet se ku ishin, e shumë e shumë të tjera filluan komunikimin me telefon. Midis elementëve profesionalë e proçedurialë, u realizua edhe institucioni i “ Njërzve të Humbur”, që sot drejtohet me shumë guxim e profesionalizëm nga idhulli i gjithë shqiptarëve Z. Aida SHTINO.
Edhe sot, që në atë periudhë, ne nuk arritëm të përfundonim proçeset, ka familje që kanë humbur për mbi 8 vjet çdo kontakt me fëmijët, e llogaritur nga ajo kohë, nga frika e tutorëve sot nuk i denoncojnë.
Gjatë gjithë këtij proçesi, ka patur përkrahje nga i gjithë komuniteti i cili kërkonte mbështetje e inkurajim, organizatat e OJQ-ve të cilat morën përsipër mjaftë detyrime, Departamenti i Shtetit të SHBA-së, përfaqsues të FBI-së, struktura të antimafias italiane etj, që u krahasua me përvojen italiane të mbrojtjes së dëshmimtarëve.
Krahas sa sipër, u gjendëm edhe para presioneve te ndryshme, me manaxhierët e tyre se cënonim lirinë e personit, dikush e quante mbajtjen e kësaj qëndre në ambjentet e policisë si minë me sahat. Kjo u përcuall edhe tek drejtuesit që zëvëndësuan z.Xhavit Shala, duke kërkuar argumente ligjore përse mbahej në këto ambjente e më pas e shkatërruan atë.
Sot flasin me të madhe se këtij ose atij i mungon vizioni, tek të tjerët shikojnë qimen, kurse tek vetja nuk shikojnë buallin. Kush është i padëshirueshëm në administratën shtetërore z. Ilirian, që për rastin në fjalë patjetër është analizuar dhe përgjegjësia nuk është direkte, e që nuk tregon aspak lidhje me krimin, apo ata që e kanë zbehur në periudha të ndryshme luftën kundër krimit e hedhur baltë mbi atë kategori specialistësh që kanë patur mëndjen vetëm tek puna duke i kthyer shpatullat familjes e perspektivës së fëmijve?
E shpreh këtë se për asnjë motiv, edhe me vlerësime pozitive pune, kur shtabi drejtues me gjithë efektivin e policisë, me përkrahjen e inkurajimin e prokurorit z.Ilirian Muho, ishte në kulmin e punës, mafia fierake e më gjërë gjeti hapsira në segmente të caktuara në strukturat e policisë duke ndikuar në shkarkimin e këtij shtabi brenda një muaj e gjysën, si Drejtori e N/Drejtori i Policisë Qarkut, shefi zyrës së krimeve të rënda, trafiqeve të paligjëshme, e më pas ai i antidrogës, dhe nuk u tha asnjë arsye e drejtëpërdrejtë e kjo ka mbetur një mister.

Është një peng që nuk hiqet nga shpirti, dhe perëndia din të marrë hak ndaj atyre që presin në mes shpresat e aktorëve aktiv ndaj këtyre fenomeneve, sepse akoma shumë familje mbajnë sytë e drejtuara nga ne që sot endemi rrugëve.
Prandaj edhe është shtuar krimi, e është më i sofistikuar duke mos patur aspak frikë nga shteti e ligji, si pa gjë të keq vriten deputetë, punonjës të sigurisë publike e kombëtare, gjyqtarë, këto në mënyrën më mafioze dhe nuk dihet se ku do të shkojë ky kalvar, vidhet pasuria kombëtare pa i bërë tërrt syri askujt, kurse në podiume çirren e stërbetohen për tolerancë zero ndaj krimit, korrupsionit etj, etj.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In