21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Mero Baze: Në dorë të një idoti!

by News Albania
02/05/2026
in Opinion
0
36
VIEWS
Share on Facebook

NË DORË TË NJË IDIOTI – Mero Baze

Kur shikoje fytyrën e lumtur të Flamur Nokës të enjten në mesditë, duke deklaruar se vetëm Meremja plotëson kushtet për garë përballë Doktorit, duke vënë roje te dera që të mos afroheshin të tjerët, mu kujtua një skenë e ngjashme me Ilir Metën kundër Fatos Nanos, kur para Kongresit i dërgoi një skraparlli para godinës që kërkonte formularin. Dhe atij nuk ia dhanë, por Ilir Meta ishte serioz në budallallëkun e vet dhe organizoi edhe një protestë me 5 vetë nën thirrjet “Duam formularin”.
Ndryshimi nga Flamur Noka ishte se Ilir Meta argëtohej me këtë skenë dhe donte t’i prishte festën e rizgjedhjes së Fatos Nanos. Nuk bënte kujdes ta bënte ilegalisht gjithë këtë tallje. E bënte, e filmonte, ia çonte Frangajt dhe pastaj argëtohej duke e parë në ekran.
Flamuri, në raport me këtë budallallëk të Metës, është aq idiot sa e quan gjeniale këtë shpikje të Metës dhe e bën këtë kundër kandidatit real të Saliut, Ervin Salianjit. Pra, Flamuri mendon se Ilir Meta e ka pasur vërtet shqetësim atë formular që kërkonte te dera e PS dikur për atë burrin nga Skrapari me emrin Shkëlqim Meta. Pra, ai ka besuar si serioze atë që Ilir Meta e kishte vërtet tallje. Kjo tregon se çfarë niveli është njeriu që Sali Berisha i ka dorëzuar partinë për t’ia ruajtur që të mos ia marrin të tjerët.
Në përpjekje për ta ruajtur partinë që mos t’ia prekë kush Berishës, Flamuri e hodhi në erë edhe partinë dhe rizgjedhjen e Berishës, duke përzgjedhur Meremen si të vetmen të denjë përballë tij. Kështu që Berishës, në vend që t’i vinte vetullat, i nxori sytë.
Brenda 12 orëve, shoqëria shqiptare reagoi aq keq dhe me aq neveri sa, për herë të parë, një Shqipëri e tërë “ndërhyri” në punët e brendshme të një partie, duke e poshtëruar atë.
Miliona klikime kanë shkuar për “memet” e Meremes, për fyerjet ndaj Berishës dhe për idiotësinë e rojes që ai ka lënë në Partinë Demokratike. Sikur kundërshtarët e Berishës të ishin mbledhur bashkë dhe të bënin plane kundër tij se si mund ta shkatërronin në këto momente, nuk do të gjenin një skenar kaq perfekt sa ky që gjeti Flamur Noka. Dhe të mendosh se e ka pasur në dorë ta bënte Berishën lider shumë serioz, sikur të kishte lejuar garën me Salianjin, kundërshtarin real të tij brenda partisë.
Brenda 12 orëve, Berishës iu desh të rikthehej me urgjencë nga Zagrebi dhe të urdhëronte nxjerrjen nga gara të Meremes, “zbulimit” të Flamur Nokës për t’u tallur me garën e tij.
Por dëmi ndërkohë është bërë. Shqiptarët panë se në atë parti garohet ose vetëm siç bëri Berisha, ose përballë Meremes, siç rekomandoi Flamuri, roja i derës së tij.
Në të gjitha variantet, e vetmja gjë që të mbetet në mendje është se kjo betejë për të mos pasur garë nuk e bëri PD as parti diktatoriale, as liberale, as moderne, as konservatore, as të mbyllur, as të hapur. E bëri qesharake. Siç mund të bëhet çdo gjë që lihet në dorë të Flamurit.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Opinion nga Klevis Elezi: Sot Shqipëria po humbet kapitalin më të rëndësishëm, njerëzit e saj!

21/05/2026

Avokatja e njohur Albina Kola kërkon votën e kolegëve për të qenë anëtare e KP të Dhomës së Avokatisë

21/05/2026
VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

21/05/2026
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

21/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In