11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Meri Qosja: “Ajër i Zi mbi Shpresat e Bardha”

by News Albania
05/07/2025
in Editorial
0
804
VIEWS
Share on Facebook

“Ajër i Zi mbi Shpresat e Bardha”

Nga vendi që lindi arsimtarët e parë, ku historia u shkrua me guxim dhe dije, sot ngrihen vetëm tymra. Në periferi të Elbasanit, landfildi digjet prej ditësh tashmë, si një vullkan toksik që çliron helme e gazra në ajër, ndërsa qyteti hesht. Shumë portale guxuan duke vendosur tituj si: “Goditet Elbasani me raketë nga Irani, ishin dhënë kordinata të gabuara, raketa godet landfild-in e Elbasanit etj”, shaka pa kripë. Po e thithim ngadalë, çdo natë, çdo mëngjes. Pa thirrje, pa bujë, pa protestë, dozë pas doze, po përpijmë një vdekje të heshtur.
A është ky qyteti i një populli që ka bërë histori?
A është ky Elbasani që dikur mbushte amfiteatro me publik, brohoritje dhe ide?
Sot, ky popull, që dikur ngrihej për një fjalë, për një padrejtësi, nuk ngrihet as për mushkëritë e fëmijëve të vet.
Në qendër pihet kafe, flitet për motin, tregohen barsaleta me Nastradin, përgojohen të tjeret, ndërsa vetëm pak kilometra më tej, pasqyrohet një realitet tjeter, “landfildi” digjet si një furrnaltë ku ajri ndotet, toksifikohet…. Tymra të zinj, të rëndë, përplasen mbi çatitë tona, hyjnë nën rrobat e varura, ulen në tavolinat tona. Dhe nuk është vetem era që i sjell, por është indiferenca që i lejon.
Landfildi digjet po bashkë me të digjen:
Mushkëritë e të moshuarve, shëndeti i fëmijëve tanë, toka që mbjellim, uji që pimë, dhe heshtja jonë. Ky nuk është më një problem i një lagjeje, i një qyteti por është një krim mjedisor që po na prek të gjithëve. Ajri nuk njeh kufij lagjesh e qytetesh, ai shkon kudo, në çdo dritare, në çdo dhomë gjumi, në çdo bark fëmije që ende s’di të flasë, por që nesër do të pyesë: “Çfarë bëtë kur po helmohesha çdo ditë?”
Po ku është zëri i Elbasanit?
Ku janë qytetarët? Mësuesit? Studentët? Shkrimtarët? Mjekët? Ku janë ata që dikur e ngritën këtë qytet me dije dhe ndershmëri?
Si mund të heshtë një qytet i tërë përballë një krimi kaq të dukshëm?
A jemi lodhur nga lufta? Apo po mësohemi me vdekjen, derisa ajo të mos na prekë më si diçka e jashtme, por të bëhet pjesë e frymës sonë?
Zgjohu Elbasan prej gjumit zgjohu…
Jo për të bërë politikë, jo për t’u dukur në lajme, por për: të mbrojtur jetën, ajrin që thithim, fëmijët, veten, sepse kur fryma mbytet, heshtja s’është më një zgjedhje, por një dorëzim.
Nëse sot nuk ngrihesh për mushkëritë e tua, nesër s’do kesh më as zë për të protestuar…
Elbasani nuk është tym, nuk është helm. Elbasani është frymë, është dritë, është zë, është djep i dijes.
Dhe ky zë duhet të zgjohet, Sot dhe Tani, sa nuk është shumë vonë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania