Turistet dhe lopet vleresohen nga qumeshti jo si “krere”!
“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2023, janë 1.230.165. Ky tregues rezulton me një rritje 14,5%, krahasuar me Maj 2022” – keshtu e ben bilancin e turizmit per kete vit INSTAT. Dhe cdo vit Shqiperise i rritet numri i vizitoreve, dhe ketu ne ia kalojme edhe vendeve fqinje…
Por turistet nuk duhet te numerohen si “koke”, por sa para sjellin ne ekonomine tone.
Fermat e blegtorise, psh, kur bejne kontrata per shitjen e qumeshtit, nuk i thone pronarit te fabrikes, “kam 300 krere lope, por prodhoj 3 mije apo 5 mije litra qumesht ne dite.
Por meqe ne turizem, nga qumeshti ne nuk jemi shume mire, preferojme ti numeroje si “krere” turistet dhe jo te llogarisim te ardhurat qe vijne prej tyre.