Shumë pikëpyetje për armatosjen e ushtrisë shqiptare!
Pas një reklamimi të fortë qeveritar të “prodhimit të mjeteve ushtarake në Shqipëri”, duket se fshihen operaicone financiare, deri tani të dyshimta.
Nën justifikimin, “Made in Albania”, një kompani, ku ka pjesë edhe shteti, ka marrë ekskluzivitetin e blerjes se mjeteve dhe shitjes ushtrisë shqiptarë, pa garë dhe në një proces jo transparent. Gazetari Klodian Tomorri bën të ditur shifrat që i janë paguar kësaj kompnie, “Timak Defence”.
Për 10 muaj 31 milion Euro! Por në kushtet e rritjes së buxhetit për mbrojtjen, në këtë kanal do të kalojnë të gjitha financimet për ushtrinë.
Por jo vetëm automjete. Janë paguar edhe ndërtime të sistemeve mbrojtëse anti-dron, të njëjtës kompani.
“Timak Defence” u themelua në 13 gusht 2025 si një bashkëortakëri mes shtetit dhe privatit. Qeveria shqiptare mban 20 për qind të aksioneve përmes shoqërisë publike Kayo, ndërsa 80 për qindëshi tjetër zotërohet nga kompania Timak. Vetë Timak ka dy pronarë. Arjeta Puca zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind mbahen nga izraeliti me nënshtetësi shqiptare Ron Yefet”- shkruan Tomorri.
Deri në verën e vitit të kaluar, Timak ishte një kompani pa asnjë lidhje me biznesin e armëve dhe 100 për qind nën pronësinë e Arjeta Pucës. Por qershorin e kaluar Puca vendosi t’i shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë tek Ron Yeffet për 49 mijë lekë.
Asgjë nuk ka qenë e rastësishme?
Nëse hap rrjetin sot, Arjeta Puca, menjëherë pas krijimit të kompanisë, të del e intervistuar nga të gjitha kanalet televizive, në çdo studio dhe edicion lajmesh, përfshi edhe studion e kryeministrit.
Promovimi i saj(jo i biznesit, linjes se prodhimit etj) si “prodhuese e mjeteve ushtarake vendase”, ka qenë një operacon PR-i i llahtarshëm nga ana e organizimit dhe intesitetit.
Çfarë fshihet pas saj?
Përse qeveria nuk i blen mjetet ushtarake dhe sistemet mbrojtëse apo armë të tjera, direkt nga kompani të mëdha që prodhojnë të tilla për ushtritë e vendeve të tjera të NATO-s?
Përse procesi nuk i nënshtrohet garës, por i mëshodhet “dhunshëm” idesë se këto janë prodhime shqiptare dhe ushtria jonë do të blejë produkte vedase?
“Timak Defence ka monopolin e furnizimit të ushtrisë me mjete dhe dronë. Pra paratë që ajo thith nga buxheti i shtetit nuk vijnë për shkak të garave publike, por janë praktikisht privatizim i drejtëpërdrejtë i buxhetit” shkruan kolegu Tomorri.
Nuk është çudi ti dalë tymi edhe kësaj historie.
Por përvoja na ka mësuar se tymi del pasi janë djegur paratë.














