Shteti i Ronit dhe Arjetës!
“TIMAK Defence” – Operon në fushën e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe civile. Zotërohet: 80 % Arjeta Puca dhe Ron Yaffet, dhe 20 % shteti, përmes kompanisë KAYO. Ka ekskluzivitetin në furnizmin e ushtrisë. Procedurat nuk i nënshtrohen tenderimit.
“Advanced Arms Technology” – Operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të armëve dhe municioneve. Zotërohet: 80 % Arjeta Puca dhe Ron Yaffet(përmes një kompanie tjetër UNO18), dhe 20 % shteti përmes KAYO. Ka ekskluzivitetin në furnizmin e ushtrisë. Procedurat nuk i nënshtrohen tenderimit.
“Timak Aviation”- operon në fushën e të gjitha fluturimeve: private, VIP, charter, emergjenca, kërkim-shpëtim, inspektime, hartografi e shuarje zjarresh…janë hedhur hipoteza se po përgatitet të marrë nën kontroll aksionet e Aeroportit të Vlorës, që po i marren Behxhet Pacollit. Zotërohet: 50 % Ron Yaffet, 50 % Arjeta Puca. Liçensimi është bërë duke anashkaluar kushtet e sigurisë kombëtare.
“Guna Tactical”- Operon në fushën e prodhimit të uniformave të ushtrisë. Zotërohet: 49 % nga shteti, përmes KAYO dhe 51 % nga një kompani private.
Modeli është i thjeshtë në strukturë: shteti vendos pasuri, krijon partneritetin dhe është njëkohësisht edhe blerës i produkteve apo shërbimeve të kompanive, ndërsa shumica e kapitalit mbetet në duart e privatëve.














