Ka një ndryshim të madh….
Në protestën e Tiranës dëgjojmë rregullisht fjalime për varfërinë, pensionet që nuk mjaftojnë as për ilaçe, çmimet e larta të apartamenteve dhe qeratë e pa përballueshme të shtëpive, …
Megjithatë kjo protestë nuk është protestë kundër varfërisë. Në të nuk kërkohet “Bukë, Ujë, Drita”, tri artikujt me të rëndësishëm të jetës.
Në protestë nuk dolën vetëm të papunët, por edhe mjekë, sipërmarrës të vegjël e të mesëm, nëpunës…
Protesta nisi për të mbrojtur mjedisin. Të dalësh në rrugë për të mbrojtur mjedisin është akt civilizimi. Njerëzve që kanë barkun bosh nuk u bie ndërmend për mjedisin.
Protesta vazhdoi për të kërkuar më shumë demokraci dhe liri politike. Të protestosh për demokraci, është sërish një akt civilizimi.
Protesta nuk dëshmoi vetëm se “nervi shqiptarit” nuk kishte vdekur, por më shumë se kaq, dëshmoi se është rritur niveli i qytetarisë.














