Plazhi publik si fitore e publikut!
Po shikoja nje video te hedhur ne faqen e kryemistrit Rama per plazhin publik ne Himare.
Ne fakt, thuajse ne cdo zone turistike bregdetare jane krijuar apo zgjeruar hapesirat publike.
Qeveria dhe bashkite i promovojne keto hapesira si arritje te medha. Ne fakt ato jane te tilla, pasi bregdeti ishte nje “toke e xanun” fund e krye dhe ku “pronaret” te zinin me shkelma nese guxoje te vije bythen ne rere pa paguar.
Por kjo nuk eshte arritje as e qeverise as e bashkive!
Kjo eshte arritje e vete publikut. Eshte arritje e presionit te tij masiv ne rrjetet sociale, eshte arritje e mediave, te cilat denoncuan nate e dite zaptimin e kesaj prone publike te dhuruar nga natyra.
Kjo eshte deshmi se kur njerezit ngrejne zerin dhe kerkojne ate qe u takon, mund ta marrin ate.