Plazhet bosh, plazhet plot!
Na keni çare… shezllonin kete vere. Nuk hap dot rrjetet sociale, nuk hap dot mediat online te marresh vesh ndonje gje. Televizorin mos u lodh kot ta hapesh, se ka vetem “lufte” me shezllone.
Shkoni ore freskoni….. dhe lerjani llogaritareve kete pune.
Ne fund te sezonit, ata do te bejne llogarite. Nese kete vit kane fituar me shume se vjet, te vazhdojne ti rrisin çmimet.
Nese u jane ulur fitimet, te rishikojne çmimet.
Ne fund, fitimi nuk llogaritet me “koke” o njerez, llogaritet me para. Pronari i hotelit, ne fund te vitit nuk do thote “ohhhh sa mire, kete vit pata 200 kliente me shume”. Ai do numeroje parate. Mund te kete patur me shume kliente e me pak para, ose e anasjellta.
Kete duhet te beje edhe qeveria. Duhet te numeroje parate jo njerezit qe hyjne e dalin ne pikat kufitare.
Boll se na e shpifet…