Perse kaq shume urrejtje, o njerez?
Mbeta vertet i shokuar nga nje histori qe trajtoi pak dite me pare programi STOP ne Klan.
Nje familje duhej te kalonte ne vetem 50 cm shteg, mes dy mureve te fqinjit, pasi nuk ka rruge per te hyre ne shtepi.
Nje histori pronash te zaptuara e te legalizuara me pas, si ne tere vendin. Pushteti vendor, per vite me radhe, nuk ka nderhyre per ta zgjidhur.
Te gjallet kalojne brinjazi, ndersa te vdekurit i ngrejne me gjithe arkivol siper murit….
Teresisht pergjegjesi e pushtetit vendor kjo, s’ka asnje diskutim.
Por me la pa mend pjesa njerezore e historise. Ndersa gazetari e pyet fqinjen, se perse nuk e shtyn pak murin, sa per ti hapur rrugen fqinjit te saj, ajo shpertheu:
-Jo siper murit, por me litar, me teleferik, ta nxirrni te vdekurin, ketu s’do kaloni. Ashtu do te dalesh edhe ti- iu drejtua fqinjes.
Sa mund te kushtoje nje meter toke ne Çerrave te Pogradecit qe ajo ta shtynte murin, per ti hapur fare pak rruge fqinjit? Edhe ne Manhatan do ia kishte hapur.
Perse kaq shume urrejtje? Perse kam shume mllef, inat… gati ta hame se gjalli njeri-tjetrin? Dy gra te moshuara, veshur me te zeza, ne vend qe te hapin murin fare, te pijne kafene sebashku, te masin tensionin e ti kujtojne kohen e ilaceve njera-tjetres, ne vitet qe u kane mbetur, shnderrohen ne kucedra.
O njerez, por fare pak paqe dhe fare pak dashuri ua ben jeten me te bukur, me te mire.
O grua, ne fund ne “tapine” tende do te mbetet vetem nje siperfaqe toke 1 x 2 m.
Kaq te takon.
Sa jeni ne kete jete jepini pak me shume kuptim diteve tuaja!