Per kafe turke ne Stamboll….
Meqe e piva, e permbysa njehere. E hodha per fatin e Shqiperise, pasi fallxhoret e Portes se Larte, kam degjuar se e qellojne parashikimim.
- Myzhde, myzhde – therriti gruaja sapo pa filxhanin.
- Per hajer ishallah….
- Keni te parin e fisit ju, nje djale azgan, i gjate sa nje bina…
- Po po e kemi, e kemi marshallah.
- Do ta keni edhe 8 vjet te tjera ne krye.
- Luaj vendit, kerceva une, mezallah.
- Ka rruge per te bere, ja shikoje ketu kete vijen e gjate.
- Ku do te shkoje, se ai rrugeve ngeli?
- Do te bredhe neper Europe, me atlete dhe corape me ngjyra, qe ti mbushe mendjen Europes se ju jeni si ata.
- Po pse me atlete dhe corape te ndryshme, se s’po e zgjidhim dot kete enigme?
- Syri more bir syri! Syri eshte i keq, te permbys ne vend. Gjermanet, danezet, anglezet, suedezet, norvegjezet… te gjithe ca mbarojne me “zet” ne fund, ju kane zet juve. Ata kane sy te bardhe, gri dhe blu, eshte sy i keq shume. Ndaj prijesi juaj vesh atlete e corape me ngjyra, te prese syrin e keq.
- Ku s’na kishte shkuar mendja, vetem ketu jo.
- E shikon kete si zemer ne bythe te filxhanit? Ja,
kjo ketu. Tregon se prijesi juaj ka zemer te madhe. I do njerezit ngado qe jane, pavaresisht fese dhe ngjyres. Do i hape deren kujtdo, siriane, afgane, indiane, bangladeshas, libiane… - Po shqiptaret ku do te shkojne – shikon dot gje ne filxhan?
- Rruge bir rruge, ja tek eshte kjo vija tjeter ketu. Do te ikni ne Gjermani. Gjermanet jane plakur dhe ju do te shkoni ta rinovoni si popull, ndryshe rraca e paster ariane rrezikon te zhduket.
- Zonje e di ti qe prijesi yne ka bere nje spital turk ne Fier? Po nje lagje turke ne Lac?
- Marshalla, marshalla bir.
- Ai do te beje rruge te medha, do te sjelle uje ne cdo shtepi, do te beje 5 porte dhe shume aeroporte, nga nje per cdo qytet, edhe aty ku ska njerez.
- Ishallah, ishallah bir.
- Dhe, pasi ti beje keto, ne do ta bejme te parin e Botes, kryetar te OKB-se.
- Jo jo bir, tobe estafkurullah.
- Zonje, po me komshinjte si i kemi punet, thuhet gje ne filxhan?
- Mire marshallah, me doren ne qafe jeni me te tere. Vetem me vellane e vogel ju ka hyre dreqi ne bark. Sherr e shamata shikoj vetem.
- Zonje, hidh nje sy te lutem, shikon gje nga opozita?
- Asgje bir, asgje, turbull shume. Akshamllek, akshamllek vetem.
P.s: Dialogu u be pa ndihmen e nje perkthyesi ndaj dhe fjalet turqisht qe jane perdorur, jane bazuar ne shqipen e vjeter te kohes otomane