20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Mentor Kikia: Nuk është faji i modelit z.Braçe, JO!

by News Albania
24/07/2024
in Editorial
0
Nga Mentor Kikia: Nuk është faji i modelit z.Braçe, JO!
61
VIEWS
Share on Facebook

Nuk është faji i modelit Z.Braçe jo….

Dëgjova një monolog-denoncues të deputetit Erjon Braçe, në faqen e tij në rrjetet sociale, lidhur me problemin e tregut të prodhimeve bujqësore, drithrave në këtë rast. Fshatarët prodhojnë grurë e nuk e shesin dot, sepse çmimi është më i ulët sesa kostoja. Për këtë arsye ata po mbjellin gjithnjë e më pak.

Z.Braçe i referohet “modelit të keq të tregut”, dhe flet për një tregtar të madh që u shet fermerëve farërat, plehrat, pesticidet dhe pastaj sjell anije më grurë, shumë grurë, nga Rusia e Ukraina. Ky kontrollon shitjen e farës, importin e grurit, bluarjen e tij, shitjen e miellit dhe çmimin e bukës që nuk ulet kurrë etj etj.…

Nëse është kështu, nuk mendoj se është faji i modelit të tregut, por është i Monopolit në treg. Këtu duhet të hyjë qeveria dhe institucionet e shtetit. Ndaj janë qeveritë, për të vendosur rregulla. Që një njeri të mos ketë edhe gurin edhe arrën.

A nuk e shkatërruam në këtë mënyrë kultivimin e duhanit, qeveri pas qeverie? A nuk ia lamë një kompanie të vetme të drejtën të shiste farën e tu blinte prodhimin fshatarëve? E çfarë bënte kjo? Ua blinte duhanin sa t’ia donte qejfi. Më lirë një kg duhan se një paketë cigare. Çfarë ndodhi? Kultura që në komunizëm vinte pas kromit, për eksportet, u degradua në shifrat e vitit 1930. Dhe shumica e fshatarëve shqiptarë punojnë sot në zonat më të mëdha duhan kultivuese të Greqisë.

Tani e ka radhën gruri. Jemi në shifrat e vitit 1945. Shumë shpejt do të shkojmë në shifrat e 1924, kur gruri shihej me kuaj.

Z.Braçe është i vetmi që “guxon” të flasë brenda mazhorancës për këto punë. E dëgjova një herë në parlament të thoshte: Si do të shkoj unë ti kërkoj votën fshatarëve sërish, kam unë sy e faqe ti kërkoj votën?
Në fakt, detyra juaj nuk është të flisni mirë, apo të bëni mirë punën tuaj që të keni “sy e faqe“ tu kërkoni fshatarëve(dhe jo vetëm) sërish votën. Ju duhet ta bëni mirë atë punë, se për atë jeni zgjedhur e për atë paguheni.

Sa për “sytë dhe faqet”, unë nuk e di vërtet si do tu shkoni fshatarëve tu kërkoni votën, pasi të gjithë e kanë marrë vesh që paratë e BE-së për stallat e lopëve, serat, vreshtat, punishtet e verës, vajit të ullirit, traktorët etj, ata që i menaxhonin ia dhanë njëri-tjetrit. U bënë me ato para edhe vila me pishina, disa i shtuan nga një kat sarajeve, disa bënë shtëpi në fshat me gurë e oxhak(modë hesapi, duhet edhe kjo).

Javën e kaluar Serbia i rriti sërish subvencionet në bujqësi e blegtori, dhe kjo do të bëjë që prodhimet serbe të vijnë edhe më lirë në tregun tonë, duke mbyllur edhe më shumë stalla lopësh këtu.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In