Një popull spurdhjak që nervat i ka vetëm për të shqyer më të dobëtin!
U trondita sot nga një video që pash, lidhur me një akt dhune ndodhur mbrëmë, apo në një nga këto netë, para një lokali në Bllok, Tiranë. Nja 5-6 të rinj kishin vënë për poshtë një person të vetëm dhe e godisnin me shkelma e ç’të mundnin. Njoftimi sqaronte se viktima kishte mbetur pa ndjenja në trotuar mbi 30 minuta, derisa kishte ardhur për ndihmë policia.
Ne jemi një rracë harbute, që kur të vëmë për poshtë, nuk ngopemi deri sa të marrim shpirtin. Por, nëse e shohim që nuk ia dalim, ia japim vrapit të zhdukemi. Sa viktima dhune, edhe me humbje jete, janë shkaktuar në “betejën” për një vend parkimi, për një gërvishtje pasqyre, për një ta pame të gruas/vajzës që kemi në krah.
Nga ana tjetër, ne nuk e njohim nervozizmin dhe rrebelimin ndaj atyre që na bëjnë keq, që na vjedhin, na zhvasin, na marrin nderin dhe jetën.
Në të njëjtën kohë, lexova në rrjet edhe një rrëfim rrënqethës, tragjik dhe të tmerrshëm, mbi një rast poshtërues e barbar të hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Si detyronin njerezit te pranonin krime te pa bera, si te pranonin te behesim bashkepunetore me shantazhimin me jeten e femijeve….
Sa e sa histori tragjike te arrestimeve, torturave, inskenimeve, shkaterrimit te jetes e karrieres….
Dhe, kur shikoj harbutërinë që tregojmë ne kur vëmë dikë për poshtë, që nuk ngopemi me dhunë deri sa ti marrim jetën, pyetja që me kumbon është: Si nuk u hakmor kush ndaj barbarëve të Sigurimit kur mësoi se kush ishte ai që i kishte shkatërruar jetën, i kishte përdhunuar e vrarë familjen, i kishte marrë shtëpinë dhe gjithëçka tjetër.
Madje edhe i votuam, i bëmë deputetë e zyrtarë.
Jo jo, ne nuk kemi nerv. Ne jemi rracë që kemi vetëm instikt.
Foto: Grupi i te rinjve qe dhunojne personin qe ka mbetur i shtrire.