Nga vijmë e dimë, se ku do të shkojmë, s’e dimë!
Publikimet, foto apo tekste, që tregojnë se sa të vjetër janë shqiptarët, janë ndër më të klikuarat në rrjet(pas atyre me silikon). Kjo dëshmon që shqiparët kanë etje të dëshmojnë lashtësinë e tyre, origjinën, autoktononinë.
Edhe pse debati kalon në “zbulime” komike për shqiptarë që shtrihen nga Veriu i Europës në brigjet e Afrikës së Veriut, e deri në Pakistan, sërish, ajo që është e pamohueshme dhe e konfirmar nga historia dhe jo dëshira, është se shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë të Gadishullit Ballkanik dhe Europës.
Pra ne e dimë kush kemi qenë dhe nga vijmë!
Por unë mendoj se problemi jonë është se nuk e dime kush jemi tani dhe ku do të shkojmë. Dhe lavida e lashtësisë nuk na e mbulon dot këtë çoroditje.