Në përpjekje për të gjetur PËRSE-në e asaj që jemi
Pyetja se përse ne nuk kemi përparuar si shoqëri, besoj se ka munduar shumëkënd që e vret mendej përtej gjerave të ngushta personale. Nuk kanë munguar analizat dhe argumentat, përfshirë edhe teoritë se ne kemi pësuar një deformim genetik si popull.
Por unë mendoj se ka dy arsye madhore, historike:
1-Turqia, e cila krijoi këtu aneksin më të mjeruar, më injorant dhe më të prapambetur të krejt perandorisë. Në fundin e mbreterimit turk në Ballkan, Shqipëria nuk ishte asgjë më shumë por vetëm një muze i gjallë i mesjetës.
2-Komunizmi, i cili gjithësesi ka meritat e një arsimimi dhe civilizimi të dhunshëm të një shoqërie që vazhdonte të ishte sërish mesjetare edhe në 1945. Por ai përveçse shfarosi shtresën intelektuale, si armike të dikaturaës, ndërtoi makinerinë gjigande të propagandës që modifikoi shoqërinë njerëzore deri në përmasat e një eksperimenti mjeksor.
Mendoj se të dyja këto trauma të mëdha historike, ne vazhdojmë ti vuajmë edhe sot. Ne jemi një shoqëri pa nerv, pa nisiativë, përgjithësisht servile, intrigantë e thashethemexhinj, adhurojmë diktaturat, jemi të dashuruar pës udhëheqësve të fortë. Shtetin nuk e shikojmë si një tërësi rregullash të cilave duhet tu nënshtrohemi, por si një bashkësi njerëzish, me të cilët ose duhet të luftojmë, ose duhet tu nënshtrohemi nga frika.