Në ndihmë të satelitëve të Ramës për monitorimin e territorit
Ndërsa opozita është përfshirë në një proces që, ose do e nxjerrë në dritë, ose do ta zhysë fare duke e bërë një kujtim historik, Edi Rama po luan balet. Ose e thënë më troç, po tall….
Megjithatë, idenë e satelitëve për monitorimin e territorit do të doja ta merrja seriozisht. Pra, satelitët do të monitorojnë territorin, për të zbuluar dëmtimet, ndërtimet, shkatërrimet në bregdet, në lumenj, në pyje…
Por a është ky problemi me menaxhimin e territorit? Pra, ne vuajmë nga mosidentifikimi i shkatërruesve?
Unë them jo. Përkundrazi, ne kemi aq shumë informacion mbi shkatërrimin e vendit, por problemi është se nuk ndërhyhet për ta ndaluar.
Psh:
Fotot e para i kam bërë vetë, në një degë të lumit Erzen në Tiranë. Një HEC, në mes të verës, e ka tharë tërësisht shtratin e lumit, duke ia devijuar rrjedhën. Ligji thotë se jo i gjithë uji i lumit shfrytëzohet dhe mbi të gjitha, ne verë, HEC-i mbyllet. As njëra, as tjetra.
Fotot e dyta janë nga Lumi Mat. Edhe pse ka një vendim për kohën dhe masën e shfrytëzimit të lumejve, këtu nje kompani që fiton çdo tender rruge, ure, porti, aeroporti, (me shprese edhe satelitore tani) ka të drejta universale. Ajo ia ka nxjerrë brinjët lumit.
Nëse satelitet duhen për këto punë, nuk ka nevojë, mjafton të kesh dëshirën ti ndalosh barbarët që janë në mes të ditës, në mes të sheshit.