Misteri pa shume mister i pluhurit te rrezikshem metalurgjik!
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte pluhur i perftuar nga filtrat e shkarkimit ne atmosfere nga industria metalurgjike dhe (ndoshta) “hiret” qe mbeten nga riciklimi i metaleve, skrapit. Ato permbajne zink, ne nje perqindje te konsiderueshme, por edhe metale te tjera te renda, te rrezikshme per cdo gjallese, perfshi edhe bimet. Deri te pakten nje dekade me pare, keto perfundonin ne atmosfere dhe mjedise natyore, por zbatimi i disa standardeve mjedisore, coi ne detyrimin e vendosjes se filtrave ne oxhake.
Ky pluhur dhe hi eksportohet ne vende qe zoterojne teknologji qe e ndajne dhe e marrin zinkun. Ose e trajtojne pluhurin, duke e bere te pademshem. Por eksporti behet ne kushte shume strikte, ku cdo vend tranzit ku do kaloje produkti, eshte ne dijeni. Pra, duhet leje e posacme nga cdo vend ku do te kaloje tranzit ky produkt. Kompania eksportuese eshte e licencuar posacerisht per kete pune dhe transportuesi eshte ne dijeni te produktit qe transporton.
Sa per dijeni, per vite me radhe kete pluhur e kane thithur njerezit ne Elbasan, pasi Metalurgjiku nuk kishte filtra.
Cfare ka ndodhur ne kete rast?
Ministria e Mjedisit thote se mbetjet jane te Kurumit.
Kurumi thote “nuk jam une eksportues”.
Dogana thote se sasia qe eshte bllokuar ne Kine, eshte eksportuar nga nje kompani nga Kosova.
Kosova nuk ka metalurgji, por nuk eshte cudi te jene produkte te Metalurgjise se Shkupit, e cila prodhon dhjetra here me shume se ajo e Elbasanit dhe, sipas disa informacioneve te mia, ka qene ne kerkim te nje eksportuesi ne Shqiperi.
Por edhe ne rastin e kompanise nga Kosova, autoritetet shqiptare, dogana dhe mjedisi, duhej te kene qene ne dijeni, pasi ata duhej te jepnin leje edhe per vetem tranzitimin e kesaj ngarkese.
Pikepyetjet qe duhen sqaruar nga hetimi, per rastin e sasise qe ka dale nga metalurgjia e Elbasanit, por edhe te kompanise kosovare, jane:
-Me cfare certifikate dhe deklarate doganore e eksportoi “mallin” kompania eksportuese shqiptare?
-A kishte ajo leje te posacme nga Ministria e Mjedisit per kete pune?
-A ishte ne dijeni dogana cfare ishte ky produkt qe po ngarkohej ne anije dhe a duhej ta kontrollonte ajo kete?
-A ishin informuar, sipas protokollit, vendet tranzitore per ate qe po transportohej dhe a kishin dhene leje ata?
-A kishte informacion dogana shqiptare dhe Ministria e Mjedisit per sasi e ketij produkti qe eshte tranzituar nga kompania kosovare permes Shqiperise?
Keto do te zbulojne nese kemi te bejme me nje trafik te organizuar, apo me kompani spekulante qe ia kane hedhur shtetit, duke kaluar neper porten e tij te vetme detare tonelata te tera mbetjesh te rrezikshme, pa deklaruar te verteten.
Dhe e fundit: Kur keni lexuar me heret ne media lajme nga Elbasani qe “fiken filtrat naten per te kursyer energji”, dijeni se cfare eshte hedhur ne ajer dhe cfare ajri kane thithur njerezit atje.
PS: Foto e Nentorit 2023, reja e smogut te prodhuar, kur ne nje mal mbetjesh hekuri (skrapi), ne Metalurgji, ra zjarr!